PD: I arrestuari për drogë, pjesë e
OSHEE: Është pushuar nga puna

PD: I arrestuari për drogë, pjesë e<br />OSHEE: Është pushuar nga puna
TIRANË - Deputeti Partisë Demokratike, Alban Zeneli akuzon qeverinë se ka punësuar në një nga postet delikate të qeverisë një person me precedentë penalë, i cili sipas tij është arrestuar disa herë për drogë.

Florian Qafa, është emri që përmend deputeti demokrat si i punësuar pranë task forcës së OSHEE-së. Qafa sipas deputetit Zeneli është një emër i njohur për policinë dhe kronikën e zezë, pasi sipas tij ai është ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit, që shpërndante drogë edhe në shkolla.
 
Gjithashtu Zeneli e lidh emrin Florian Qafës edhe me ministrin e Jashtëm, duke shtuar se ka qenë pikërisht ai që i ka bërë fushatën Ditmir Bushatit.

OSHEE: Florjan Qafa, U pushua për thyerje disipline
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka reaguar pas deklaratave të Partisë demokratike duke sqaruar se, Florjan Qafa ka qenë në marrëdhënie pune sipas procedurave ligjore prej datës 28 dhjetor 2013, në pozicionin elektricist, sektori i Arkëtimeve, Drejtoria e Tiranës.
 
Por ai rezulton i larguar nga puna më datë 15 janar 2015, me motivacionin “Thyerje të disiplinës në punë, duke mos u paraqitur në vendin e punës, pa shkaqe të arsyeshme dhe pa vënë në dijeni eprorin e drejtpërdrejt”.
 
Fillimi i procedurës së largimit është më 07.01.2015, nr. 236/3 Prot.
 
OSHE falenderon Partine Demokratike që vazhdimisht i bën me dije opinionit publik masat që operatori ndërmerr ndaj punonjësve që thyejnë disiplinën në punë apo nuk kanë performancën e kërkuar.

 
Deklarata e plotë e deputetit të PD, Alban Zeneli
Kriminalizimi i administratës njeh rekorde të reja, dhe të dhimbshme.

Nuk është rastësi që persona me precedentë të fortë penalë, rehatohen nga qeveria e Edi Ramës, në poste delikate, si OSHEE, e cila është në krye të represionit ndaj qytetarëve të pamundur, është në krye të favorizimeve politike, duke lënë të qetë debitorë me 205 milionë lekë vetëm pse pronari është deputet i mazhorancës, kësaj strukture që është në krye të abuzimit e korrupsionit.

Florian Qafa është një emër i njohur për policinë dhe kronikën e zezë. Ai është ndaluar disa herë dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike, pasi ka kryesuar një grup kriminal droge në zonën e Ali Demit, që shpërndante drogë edhe në shkolla.
Ja ku kemi këtu vendimin e gjykatës që permend dënimet e tij, kemi një numër të madh shkrimesh që janë bërë në media për arrestimin e tij dhe për aktivitetin e tij kriminal.
Me Edi Ramën, erdhi koha që ky person të shpërblehet për angazhimin e tij, dhe sot është pjesë e task-forcës së OSHEE në Tiranë. Pra në krye të aksionit të ndëshkimit të qytetarëve të pamundur, dhe favorizimit të hajdutëve të mëdhenj të energjisë që janë sot pranë qeverisë.

Personi me precedent penalë, ka dhe një meritë tjerë për postin që ka marrë. Ai është angazhuar në fushatën e fundit zgjedhore, pranë shtabit të deputetit socialist, Ditmir Bushati, që sot është Ministër i Jashtëm.

Për këtë inkriminim të administraës është e shqetësuar sot opozita, janë të shqetësuar mbarë qytetarët e vendit, por është e tronditur dhe Europa.
Partia Demokratike do ta bëjë cdo ditë betejën me krimin dhe lidhjet e krimit me politikën.
Kjo e keqe, e mbjellë në cdo cep nga Edi Rama, do të shkulet.
Shqipëria nuk do të mbetet peng i aleancave kriminale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim