Zëdhënësja e PD Laura Vorpsi në një dalje për mediat, tha se Xhaferri është proceduar dhe dënuar në vitin 2011 nga Gjykata me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë për shpërdorim detyre.
“Me Edi Ramën papunësia po rritet çdo ditë. Këtë krizë të papunësisë, nuk po e vuajnë vetëm disa ish-të dënuar për korrupsion, që me Edi Ramën kanë gjetur vendet më të mira të punës. Në Berat,rilindja ka bërë drejtor rajonal të shërbimit të transportit, një të dënuar me 8 muaj burg dhe 200 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre. Myqerem Xhaferri është proceduar dhe është dënuar nga Gjykata në fillim të vitit 2011, por kjo nuk është pengesë për Edi Ramën që ti besojë atij një nga shërbimet më të rëndësishme publike të rrethit të Beratit.” tha Vorpsi.
(Në foto; Vendimi i marrë nga Gjykata e Beratit për dënimin e Myqerem Xhaferrit)
Vorpsi vijoi më tej në akuzat e saj duke thënë se “fjalët dhe retorika boshe e kryeministrit, nuk po krijojnë asnjë vend të ri pune.”
(Në foto: Vendimi i marrë nga Gjykata për mospranim të ankimimit nga Myqerem Xhaferrit)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)