Partia Demokratike i është përgjigjur sërish sot akuzave të Sali Berishës, i cili, gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit 'Shtëpia e Lirisë', nuk 'harron' të 'shigjetojë' edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Për PD, akuzat e Berishës janë vetëm mashtrime dhe se 'vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij'.
Në facebook, PD ka publikuar edhe një video të Ilir Metës para disa viteve, i cili dikur thoshte se Berisha duhej të largohej me çdo kusht nga drejtimi i vendit, ndërsa sot deklaron se ka 'dobësi të veçantë për të'.
Sipas selisë blu, qëllimi i tyre është shkatërrimi i Partisë Demokratike.
"Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij. Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do ia kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak. Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën", shkruhet në statusin e PD.
Nga Shkodra sot, ku prezantoi Bardh Spahinë, Berisha tha se Basha është një lider pa karakter dhe se logon e PD-së ia ka dhënë Rama.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
74.5%
-
Jo
22.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33