PD i përgjigjet apelit të Ballës për Reformën Zgjedhore: Propozimet tuaja kaotike dhe të papërfunduara

PD i përgjigjet apelit të Ballës për Reformën Zgjedhore: Propozimet tuaja kaotike dhe të papërfunduara

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Bashkëkryetari i demokratëve për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh këtë të mërkurë se Partia Socialiste, ndryshe nga sikurse pretendon Taulant Balla, ka draft të papërfunduar dhe kaotik dhe se ftesa e deputetit socialist drejtuar Partisë Demokratike për të votuar është një lëvizje për të gënjyer partnerët evropianë, jo standard zgjedhjesh.

Ai tha se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk po bën asgjë tjetër përvecse po kontribon me deklaratat e tij në përkeqësimin e shanseve të reformës zgjedhore.

“Doli sot Taulanti dhe, pa lexuar fare draftin e PS per Kodin Zgjedhor, lere pastaj per ta kuptuar‎, deklaroi se PS ka nje draft, eshte me i "shkelqyeri" dhe fton PD qe ta votoje draftin e PS sepse i duhet per te genjyer partneret europiane, dhe jo per standart zgjedhjesh. Ne fakt, sa here flet Taulanti, shanset e reformes zgjedhore perkeqesohen, ashtu sic beri ne dhjetor, kur dogji shanset e fundit per konsensus me draftin e njeanshem”, u shpreh Bylykbashi.

Deputeti demokrat përmendi një sërë arsyesh se përse e shikon draftin e PS-së si jo cilësor, si: mos trajtimin në të të rekomandimit prioritar për marrjen e masave të forta kundër shitblerjes së votës, kundër presionit mbi administratën publike për të votuar për kandidatët e qeverisë, ndalimin e abuzimit me burimet shtetërore në favor të kandidatëve të qeverisë, e për garantimin e votës së lirë dhe sekrete nga presioni i kriminelëve në qendrat e votimit.

Më tej, Bylykbashi u shpreh se qeveria deri më tani nuk ka bërë asgjë për projektin pilot të votimit elektronik."Po vjen fundi i janarit, per pese muaj jane zgjedhjet dhe qeveria e ka zvarritur qellimisht qe te mos kete me kohe. Edi Rama nuk do qe zgjedhjet parlamentare te behen ne te gjithe Shqiperine me votim elektronik ndaj bllokoi projektin pilot ne zgjedhjet lokale te 2019", tha ai.

Deputeti demokrat theksoi se problemet reale të zgjedhjeve janë probleme të qeverisjes së përditshme dhe nuk kërkojnë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Ai përmendi si probleme kaosin e shkaktuar në qendrat e aplikimit për karta të reja identiteti dhe mungesën e këtyre të fundit përpara datës së zgjedhjeve, shitblerjen e zgjedhjeve, presionin mbi administratën, abuzimet me burimet shtetërore, si dhe manipulimin e listave të zgjedhësve. 

"Këto detyra nuk zgjidhen me sharlatanizmat e Taulantit‎ dhe kujt rri pas tij. Qeveria ka për detyrim t’i zgjidhë këto probleme duke zbatuar ligjet në fuqi. Pa zgjidhjen e 5 pikave, zgjedhjet e 30 qershorit do te jenë pacavure dhe dera e Bashkimit Europian do të na mbyllet sërish", e përmbylli Bylykbashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing Day'