PD i përgjigjet Gjiknurit: Vetëm 'çunat problematik' i tremben propozimeve tona

PD i përgjigjet Gjiknurit: Vetëm 'çunat problematik' i tremben propozimeve tona

Partia Demokratike shprehet se me propozimet e paraqitur nga Basha për Reformën Zgjedhore shqetësojnë vetëm 'çunat problematik' dhe ata që nuk duan forcimin e demokracisë në vend. Propozimet për reformën zgjedhore të paraqitura nga Basha (që kërkojnë ndryshime kushtetuese) solli reagimin e Gjiknurit, duke thënë se 'kemi një tjetër Bashë në tryezë, një tjetër Bashë në selinë e PD'. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u shpreh se propozimet e PD janë për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që fuqinë ta ketë populli dhe të mos kemi më një shtet privat për Ramën apo Gjiknurin.

"Edi Rama dhe Damian Gjiknuri kanë të drejtë që shqetësohen pse Lulzim Basha dhe opozita luftojnë për forcimin e demokracisë në vend, sundimin e ligjit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ata janë krejt e kundërta e kësaj. Ata kanë ndërtuar shtetin privat, që dhunon qytetarët dhe pasuron e mbështet “çunat problematikë”. Vizioni dhe alternativa jonë është për shqiptarët dhe jo për Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe, aq më pak, për “çunat e tyre problematikë”! Për këta kemi një tjetër alternativë: Zotimin se kushdo do të mbajë përgjegjësi për çdo krim shtetëror apo elektoral që kanë kryer në të shkuarën. Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Rilindja, janë të VETMIT që nuk duan Reformë të vërtetë Zgjedhore. Ato janë të qartë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të pandikuara nga “çunat problematikë” apo paratë e krimit dhe korrupsionit, sot do të ishin prapa hekurave dhe jo në qeverisje apo tryeza", shkruan Bardhi.

Në lidhje reformën zgjedhore, Bardhi shprehet se ajo do të mbyllet brenda fatit të përcaktuar më 15 mars. Në fakt kjo është paksa dyshuese nëse PD këmbëngul në propozimet e saj, pasi pikat kryesore kërkojnë ndryshime kushtetuese, që kërkojnë kohën e tyre të diskutimit dhe jo vetëm 9 ditë të mbetura.

"Ne do ta shembim modelin e shtetit privat të Edi Ramës dhe do të ndërtojmë një sistem që punon për njerëzit dhe i jep pushtet njerëzve. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të përmbylljes së Reformës Zgjedhore në afatin e përcaktuar. Për këtë kemi bërë propozime konkrete dhe do të vazhdojmë të bëjmë propozime konkrete, që garantojnë standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë edhe në takimin e radhës së ditës së hënë", shkruan Bardhi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia PD Parti kriminelesh ..: 06/03/2020 17:22

    Perjaahto vetem ata Simpatizante te Besuar qe Ju besojne kesaj Partie..dhe ndonje tek tuk Antare i PD weund te jete i Sinqerte.. Shumica Jane per tu varur perpara Popullit..mjafte u tallen me kete Popull te shume vuajtur DHE qe Manipulohen me nje pjate Supe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5