Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia i ka kthyer përgjigje ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thumboi kryedemokratin Lulzim Basha, për lapsuset, ndërsa i kërkoi që në këto momente duhet të jemi të gjithë bashkë për të kaluar situatën e vështirë të pandemisë.
Ndërkohë Spahia i është përgjigjur në rrjetet sociale, duke thënë se ministrja duhet t'i lërë fjalët dhe të bëjë punë konkrete që mbrojnë bluzat e bardha dhe qytetarët.
Më tej Spahia ka kërkuar shtimin e numrit të testimeve me të paktën 2500 në ditë pasi sipas tij me fjalë e shfaqje nuk mbrohen qytetarët nga koronavirusi.
"Pandemia nuk administrohet me fjalë, foto apo video nga kolltukët e ngrohta dhe të sigurta të ministrisë së shëndetësisë. Prandaj, lëri fjalët dhe fillo të bësh punë konkrete që mbrojnë mjekët, infermierët, mësuesit dhe qytetarët, ndihmojnë të sëmurët dhe familjet e tyre dhe bëjnë më të sigurta spitalet dhe shkollat.
Shtoni numrin e testimeve në të paktën 2500 në ditë dhe gjurmoni kontaktet! Furnizoni me maska falas 40% të qytetarëve që jetojnë me 4 dollarë në ditë!
Pajisni spitalet me aparate oksigjeni dhe medikamentet anti-Covid, me pajisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët! Ofrojuni falas paketën e trajtimit ambulator qytetarëve të sëmurë që trajtohen në shtëpitë e tyre!
Furnizoni me ujë 70% të shkollave që u mungon uji, me materiale higjenike! Me fjalë, me shfaqje dhe me video nuk mbrohen dhe as shërohen qytetarët e sëmurë, as nuk ndalet përhapja e COVID.
COVID përmbahet me masa siç po marrin edhe vendet e rajonit", shkruan Bardh Spahia.
E.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
NAN%
-
I keq
NAN%
-
As i mirë as i keq
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë
26 Nëntor, 17:14
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42