Partia Demokratike ka sulmuar ashpër deputetin Flamur Noka, që sipas tyre ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. Më herët Noka i cilësoi ata si të pafytyrë që akuzojnë se ‘Shtëpia e lirisë’ bashkëpunon me PS. PD publikon disa dokumente ku KQZ nuk ka miratuar kryetarët e komisioneve të PD në qendrat e votimit në Vorë pasi nuk ishin banues të saj. Këtë vendim të KQZ, PD e cilëson si bashkëpunim të Berishës me Ramën.
“Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike.”, shkruan PD.
Dokumentet e publikuara nga PD-ja
Dokumentet e publikuara nga PD-ja
Dokumentet e publikuara nga PD-ja
Lajmi kryesor:
Përplasja për komisionerët e PD në Vorë, Tabaku: PS dhe ‘Shtëpia e lirisë’ po intimidojnë procesin! Noka: Të pafytyrë! PD: Berisha bashkoi votat me Ramën
