Partia Demokratike nuk ka kryetarë komisionesh të votimit elektronik në gjysmat e qendrave në Vorë, në 22 nga 44 që ka në total kjo bashki. Edhe në këto 22 qendra votimi, Partia Demokratike pati anëtar ose sekretar, vetëm aty ku nuk plotësohet kuorumi me 4 anëtarë. Një qendër votimi ka në total 7 anëtar, 3 Partia Socialiste, 3 Partia Demokratike dhe një nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” LSI-PDK.
Për Jorida Tabakun, kjo është një tentativë e socialistëve dhe Shtëpisë së Lirisë për të intimiduar politikisht procesin.
"Vendimi është marrë nga anëtarët e PS dhe shtëpisë së Lirisë në KZAZ që të minojë procesin e zgjedhjeve, për të na prishur punë ne", tha ajo.
Situata u krijua kur KZAZ numër 26 në Vorë nuk pranoi listat e porpozuara nga PD dhe të miratuara nga kryekomisioneri Celibashi, me argumentin se kryetarët e komisioneve nuk plotësonin kriterin, të ishin banorë të Vorës.
“Nuk ka asnjë nga Kamza, kemi sjellë komisionerë të rinj që kanë eksperiencë. Kam parë sot vështirësi për votimin elektronik, ndaj sot sollëm të rinj të trajnuar. kam vënë re votime në grup për shkak të vështirësive. Ndaj për të kapërcyer këto vonesa vendosëm të sjellim të rinj të trajnuar”, tha Jorida Tabaku.
Në një mbledhje pas mesnate, në orën 1 të mëngjesit të 6 marsit, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ndërhyri me vendim pas një ankimimi të PD-së, duke vlerësuar se KZAZ nr26 duhet të zbatojë pa kontestime, një listë të miratuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi me anëtarë dhe sekretarë, kryesisht nga shoqëria civile që kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij procesi, vetëm aty ku nuk plotësohet kuorumi.
"Minimumiin 4 anëtarë e kanë të gjithë, në 25 Qendra Votimi, ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum por mungon kryetari që do te duhej të propozohej nga PD", u shpreh se Celibashi.
Nënkryetarja demokrate Jorida Tabaku argumentoi se mospërmbushja e ligjit për të qenë banorë të Vorës, u krijua si nevojë për të pasur komisionerë të trajnuar për projektin pilot elektronik dhe paralajmëroi padi penale për anëtarët e KZAZ-së në Vorë.
Socialistët që akuzohen se po bashkëpunojnë me “Shtëpinë e Lirisë” për të sulmuar PD-në, reagimin e dhanë nga selia roza.
“Nuk e kuptoj pse bëhet kjo padi. Kallëzimin nuk kanë pse ta bëjnë, është alogjik. Ata duhet të dërgojnë komisionerët dhe kaq”, u shpreh Salianji.
Në emër të koalicionit Shtëpia e Lirisë, Ivi Kaso e quan një situatë të nxitur artificialisht nga PD për të manipuluar procesin që më shumë gjasë sipas tij, do e humbë.
“Është proces që janë në distancë të madhe nga fituesi dhe i përzgjedhur i qytetarëve të Vorës që do e drejtoi nesër këtë bashki. Në një tentative të dëshpëruar për të manipuluar procesin kanë gjetur një marifet të turpshëm që këta komisionerë që si fusin dot nga dera ti fusin nga dritarja", tha Ivi kaso, “Shtëpia e Lirisë”, tha ai.
Këtyre akuzave i është përgjigjur edhe Flamur Noka, pjesë grupit të Sali Berishës, duke e cilësuar si paturpësi e përfaqësuesve të bravës.
“Duhet të mos kesh fytyrë dhe të mos skuqesh, duhet të jesh përfaqësueses i bravës që pasi t’ja lësh të gjithë procesin e administrimit me marrëveshje Edi Ramës të dalësh dhe të akuzosh shtëpinë e lirisë që përfaqëson opozitarët dhe demokratë dhe konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik. Vetëm pafytyrësia e tyre mund të artikulojnë të tilla gjëra”, tha Noka.
Me gjithë debatet politike, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se votimet në Vorë nuk pengohen pasi procedura ligjore është e rregullt.
Partia Socialiste nga ana e saj e ka quajtur këtë pretendim të demokratëve si joligjor dhe pa sens. Përfaqësuesi i saj ligjor, Salianji u shpreh se ato janë pretendime joligjore dhe jologjike, pasi ata e kishin të drejtën për të zgjedhur komisionerët e tyre dhe nuk e kanë bërë.
"Unë e quaj pretendim joligjor dhe jologjik. Procesi vazhdon normalisht në Vorë, me 4 e 5 anëtarë, si dhe me 1 sekretar të emëruar nga KQZ. Sa i përket problemit, që është jo logjik, PD nuk ka gjetur anëtarë komisioni, gjë që nuk është shkelje e ligjit. Kjo problematikë e ka gjetur zgjidhjen nga KQZ e KAS, por bëj me dije se PD edhe në këto momente që flasim ka të drejtë të çojë komisionerët pranë Qendrave të Votimit. Nuk e di pse ka ardhur kjo mosparaqitje, për shkak të mos gjetjes së procesit, apo ndonjë shkak tjetër. Megjithatë neve na intereson procesi. Dua të sqaroj se i gjithë procesi në Vorë administrohet nga KQZ, pasi është votim elektronik. Ne do të shohim që për Bashkinë Vorë do të kemi rezultat shumë të shpejtë, pasi edhe numërimi do të bëhet elektronik.
Komisionet duhet të funksionojnë me kuorum dhe kuorumi është mbi 50% e anëtarëve, dhe jo kryetari. Është një proces absolutisht ligjor, që po zhvillohet në këto momente, edhe pse bëj me dije se PD edhe tani ka të drejtën t’i çojë komisionerët. Mosgjetja e komisionerëve nuk është problem i KQZ, por një problem i tyre, që do ta shohim pse ka ndodhur", tha ai.
Partia Demokratike ka sulmuar ashpër deputetin Flamur Noka, që sipas tyre ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. Më herët Noka i cilësoi ata si të pafytyrë që akuzojnë se ‘Shtëpia e lirisë’ bashkëpunon me PS. PD publikon disa dokumente ku KQZ nuk ka miratuar kryetarët e komisioneve të PD në qendrat e votimit në Vorë pasi nuk ishin banues të saj. Këtë vendim të KQZ, PD e cilëson si bashkëpunim të Berishës me Ramën.
“Individë që janë pasuruar në kurriz të PD, me votat e demokratëve kanë vijuar edhe sot të sulmojnë PD. E gjithë Vora e di se Flamur Noka ka trafikuar votat e demokratëve për llogari të djalit të Aqif Rakipit në zgjedhjet e 25 prillit. E gjithë Vora dhe Rrogozhina e di se Keltis Kruja ka punuar për Aqif Rakipin. Prandaj dhe sot u bënë bashkë kundër komisionerëve të PD. PD nuk mbetet peng i të korruptuarve, as kriminelëve me të cilët këta individë bëjnë pazare në kurriz të demokratëve. Edhe sot, Berisha i bashkoi votat me Ramën kundër Partisë Demokratike.”, shkruan PD.
Dokumentet e publikuara nga PD-ja
Dokumentet e publikuara nga PD-ja
Dokumentet e publikuara nga PD-ja
Flamur Noka, pjesë grupit të Sali Berishës i është përgjigjur akuzave të Jorida Tabakut nga Vora. Tabaku theu heshtjen zgjedhore dhe tha se PS dhe Shtëpia e lirisë po intimidojnë PD duke mos pranuar komisionerët e saj në Vorë. Për këtë Noka e cilësoi si paturpësi e përfaqësuesve të Bravës.
“ Qytetarët le të dalin të votojnë, sot është dita që çdo banor të vendos për fatin dhe qytetin e tij. Dilni në votimi, pjesëmarrja është vendimmarrje për të ardhmen tuaj. Falenderoj të gjithë opozitarët të cilët po i japin mbështetje kauzës së tyre. Duhet të mos kesh fytyrë dhe të mos skuqesh, duhet të jesh përfaqësueses i bravës që pasi t’ja lësh të gjithë procesin e administrimit me marrëveshje Edi Ramës të dalësh dhe të akuzosh shtëpinë e lirisë që përfaqëson opozitarët dhe demokratë dhe konform ligjit është pjesëmarrëse në një proces demokratik. Vetëm pafytyrësia e tyre mund të artikulojnë të tilla gjëra. Askush nuk mund të thotë se Shtëpia e lirisë është pjesë e atyre që përfaqësuesit e Bravës thonë”, tha Noka.
Kreu i KQZ-, Ilirjan Celibashi i është përgjigjur pretendimeve të PD-së në lidhje me mospranimin e propozimeve të tyre për kryetar komisionesh në 22 qendra votimi në Vorë.
PD pretendon se ata kishin dërguar propozime nga Tirana që kishin njohuri mbi sistemin elektronik të votimit dhe numërimit, që po aplikohet në Vorë, por KZAZ nuk i pranoi për shkak se ata nuk ishin nga Vora. Celibashi deklaroi se KZAZ ka respektuar ligjin, duke theksuar se procesi do të vijojë njësoj në Vorë pasi është plotësuar kuorumi i nevojshëm.
"Ka qenë një situatë, edhe nga pikëpamja ligjore, nuk ka qenë e thjeshtë që ata të vendosnin. Nga pikëpamja procedurale vendimet e tyre kanë qenë në rregull, nga pikëpamja cilësore kur ka patur probleme janë korrigjuar nga KAS. Nuk ka lidhje me kërkesat e KQZ plotësimi i kërkesave të ligjit për të patur komisonerë në qendrat e votimit. Është zgjedhje e subjekteve politike. Rëndësi ka që propozimet për anëtarë të Komisioneve të qendrave të votimit të jenë në përputhje të Kodit Zgjedhor. Veprimtaria e anëtarëve të KZAZ është në përputhje me ligjin. Propozimet duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. të gjitha qendrat e votimit kanë minimumin 4 anëtarë, në 25 qendra votimi ka sekretarë dhe anëtarë që janë propozuar nga PD, në qendrat e tjera ka kuorum për të vijuar veprimtarinë, por mungon kryetari që do të duhej të propozohej nga PD", tha Celibashi.