PD: Inkriminimi i kryeministrit 
i vetmi produkt i qeverisë

PD: Inkriminimi i kryeministrit <br />i vetmi produkt i qeverisë
TIRANË - Në deklaratën e saj Koordinatorja për mediat e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, ka rikujtuar akuzat për inkriminim e vendit nga ana e Kryeministrit Rama.
 
Sipas Bardhit kryeminsitri i vendit po përdor të dënuar për trafik droge, prostitucion, rrëmbim personi dhe të tjerë të dënuar për kontrabandë si asete për të kapur postet kyçe, për administrimin e pushtetit, por edhe për financime.
 
Në deklaratën e Bardhit flitet për “inkriminim vertikal dhe horizontal të administratës dhe zyrave të shtetit”.
 
“Sado e përditshme, e bollshme dhe e fryrë të jetë propaganda e Edi Ramës, ajo nuk e mbulon dot inkriminimin vertikal dhe horizontal që i ka bërë administratës, zyrave të shtetit.
 
Edi Rama me vendosmëri pa u ndalur para asgjëje, e ka dërguar inkriminimin në nivelet më të larta, deri në parlament.
 
Të dënuarit për trafik droge, për prostitucion, për rrëmbim personi, për kontrabandë, janë bërë aseti i Edi Ramës me të cilët ai ka kapur postet kyçe dhe po administron pushtetin.
 
Edhe në rastet kur nuk janë angazhuar drejtpërdrejt vetë, kur nuk janë bërë deputetë, kryetar të Këshillit të Qarkut, apo drejtorë, trafikantët financojnë dhe kanë njerëzit e tyre në pushtet.” – tha më saktë Koordinatorja e PD, Bardhi.
 
Duke replikuar dhe një herë deklaratën e pak ditëve më parë të Kryeministrit Rama mbi dëshmitë e penalitetit të deputetëve të Partisë Socialiste në Parlament, Silvia Bardhi i konsideroi këto të fundit si “fletushka false penaliteti” me anë të cilave Edi Rama “injoron një mal me dosje e fashikuj kriminalë”.
 
Gjithashtu Bardhi, në përfundim të deklaratës së saj, shpalli zotimin për transparencë të plotë nga ana e PD dhe u shpreh e sigurt se qytetarët “do ta refuzojnë me përçmim inkriminimin e kryeministrit, i vetmi produkt deri më tani i kësaj qeverie”.
 
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë