Partia Demokratike insiston se të enjten u tentua arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako por fletëarresti u gris. Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kërkuar nga Prokuroria se përse është ndaluar arrestimi i Dakos dhe pse Prokuroria ka fakte Dako nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga organi i akuzës. Selia blu këmbëngul se Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko për dosjen me numër 339.
Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339! As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu“xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit".
Gent Strazimiri, deputet i PD
Deklarata e Strazimirit:
"Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës. Ka qindra telefonata me bandat, me të cilat bën pazar për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit. Në fund i falënderon për “kontributin” në rezultatin elektoral të Partisë. Përgjimet e bëra publike deri tani janë vetëm fillimi. Ato nuk janë as 1 përqind e aktivitetit kriminal të Vangjush Dakos, por përgjimet faktojnë se një ditë para zgjedhjeve, më 24 qershor, bandat e shtabit elektoral të Ramë kanë blerë vota për tepsinë e Edi Ramës. Përgjimet provojnë se dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor, Vangjush Dako ka komunikuar përsëri me bandën e Avdylajve që i bleu votat, duke kërkuar takim me shefin e bandës për ta falënderuar dhe për të vazhduar pazaret në tepsinë e Edi Ramës.
Vangjush Dako pranon publikisht se në cilësinë e “supermenit” që njeh çdo qytetar të Durrësit, me adresë dhe numër familjarësh, madje më mirë dhe më shpejt se sistemi elektronik i gjendjes civile, ka komunikuar me përfaqësuesit e “familjeve të mëdha e të fuqishme”, me vetëdije të plotë që fuqia në Durrës është në duart e familjeve mafioze. Vangjush Dako pranoi edhe publikisht se për shkak të kontakteve me ta, ka arritur “rezultat historik si drejtues politik i Partisë Socialiste” në Durrës. Në një shtet normal, Vangjush Dako duhej të ishte arrestuar “live” në studio por jo! Pavarësisht këtyre fakteve, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon.
Kamikazet e Edi Ramës ne Prokurori nuk thonë:
-Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit.
-Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?
Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339! As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu“xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit".
XHAFAJ E BERI SI BURRAT FIRMOSI ARRESTIMIN E DAKOS DHE SHEFI E KERCENOJE SE PO GODISTE SHTEPINE ME GURE DHE XHAFA DHA DORHEQJE KJO ESHTE E VERTETA
PërgjigjuDokort kush ka bere duart pis te arrestohet .po ju kriminelat e SH.Q.P.IT KUR E KENI RRADHEN SE NGA KUPOLA JUAJ SGJEN NJERI TE PASTER BASHKE ME REVOLEN TATE O KOK ZBATH .
Përgjigju