PD insiston: Të publikohet e 
plotë dëshmia e Dritan Zaganit

PD insiston: Të publikohet e <br />plotë dëshmia e Dritan Zaganit
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot duke kërkuar publikimin e plotë të intervistës me ish-ofricerin e lartë të antidrogës, Dritan Zagani, i cili deklaron se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i lidhur me krimin.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë dhunuar sot median, duke bllokuar përmes kërcënimeve dhe presionit ndaj gazetarëve, intervistën e paralajmëruar ku oficeri i lartë i anti-drogës, Dritan Zagani, dëshmon me zë dhe me figurë me fakte dhe prova lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikantët e hashashit, heroinës e kokainës në Shqipëri.
Partia Demokratike e dënon këtë ndërhyrje kriminale të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, kundër medias dhe gazetarëve në vend.

Kërcënimi dhe mbyllja e gojës së medias nga qeveria, nga kryeministri dhe ministri i brendshëm është një atentat ndaj demokracisë, ndaj krejt shoqërisë tonë.
Kjo është një ditë e zezë për median dhe lirinë e fjalës.

Këto janë pasojat e inkriminimit, e ortakërisë së qeverisë me krimin. Për interesat e bandave të drogës, dhe protektorit të këtyre bandave, Saimir Tahiri, Edi Rama kërcënon median, ushtron presion ndaj medias, i mbyll gojën medias.

Kjo është Mafia. Ky është krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim. Rama-Tahiri-Habilaj dhe gjithë bandat e drogës që kërkcënojnë median, vënë poshtë median, dhunojnë lirinë e shprehjes.

Partia Demokratike i bën thirrje ambasadorëve të Bashkimit Europian në Tiranë, Këshillit të Europës, OSBE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbajnë qëndrimet e tyre për këtë krim ndaj lirisë së shprehjes.

Ne i bëjmë thirrje mediave dhe gazetarëve të vendit të ngrihen sëbashku dhe të refuzojnë, e të denoncojnë presionin dhe censurën e kësaj qeverie mafioze.
Ne i inkurajojmë ata ta pasqyrojnë intervistën e ndaluar.

Këto janë grahmat e fundit të një regjimi të lidhur me krimin, sepse e vërteta do të triumfojë.

Partia Demokratike zotohet para qytetarëve shqiptarëve se brenda 24 orëve të ardhëshme do t’i transmetojë të plota dëshmitë tronditëse, me zë e me figure, të pjesëve të intervistës së ndaluar sot.

Ne së bashku me qytetarët e partnerët ndërkombëtare, shoqërinë civile, mediat dhe gazetarët e lirë nuk do të lejojmë kurrë që liria e shprehjes dhe e mendimit, liria e medias, të dhunohen dhe nëpërkëmben nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe krimi i bërë një me ta.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit