Aksioni opozitar në këto ditë të fundvitit është përqendruar në gjendjen e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit, ku akuzon drejtpërdrejtë qeverinë se i ka lënë në harresë.
Nga shkolla e Bubqit dhe në Pezë Helmës, PD-ja akuzon se qeveria jo vetëm që nuk ka bërë transparencë me ndërtimin e shkollave, por po bën të njërën gjë edhe me rikonstruksionin e tyre duke zhdukur dokumentacionin e riparimeve të tenderimeve dhe rikonstruksionit.
Ato i drejtohen Kryeprokurorit Olsian Çela që të zbardhë dosjen e këtyre ndërtimeve të bëra dhe për të çuar përpara drejtësisë ato që u dhanë leje, kush i bëri tenderimet dhe kush i mori në dorëzim këto shkolla.
Deklarata e PD
Jemi tek shkolla e mesme e bashkuar e Bubqit, ku ka 280 nxënës nga mosha 6-18 vjeç. Në këtë shkollë nuk është bërë asnjë investim, asnjë rikonstruksion. Shkolla është shembur, është jo funksional dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Ne kemi dëgjuar rreth muajit shtator ministren e arsimit që ka thënë: “ne nuk do të investojmë për shkolla ku ka 7, 10, 15 apo 20 nxënës, sepse nuk ia vlen. Nuk do t’i hyj kësaj deklarate absurde, se pse ata 5 ose 10 nxënës nuk paskan të drejtën e arsimimit, kjo është çështje tjetër, po këtë që ka pasur 280 nxënës, ku e ka rikonstruksionin, invesgtimin, riparimin, interesimin? Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofe humanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjitjëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxnënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi.
Këta 280 nxënës janë dërguar në Fushë Krujë për të vazhduar mësimin dhe është vënë një autobus që i merr në qendër dhe i kthen, fëmijët e vegjël që e kanë shkollën pasdite lihen vetëm natën 6-10 vjeç dhe shkojnë në çadrat e tyre, kodra me rrugë e pa rrugë dhe kjo kërkon një kujdes dhe masë.
Duke parë gjithë këtë abuzim, korrupsion, shkolla të shkatërruara nga tërmeti menjëherë pas rikonstruksionit, të shembura të zhdukura për të mos lënë asnjë gjurmë, zhduket dokumentacioni i riparimeve i tenderimeve dhe rikonstruksionit, nuk dihet ku është; shkolla pa marrë asnjë masë, të lëna në mëshirë të fatit, terrene të tëra me banim dhe shkolla pa asnjë studim, pa asnjë interesim se çfarë ndodh në rast të një fatkeqësie, të lënë në dorë të Zotit.
Kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm i cili një ditë pas emërimit shkoi në Prokurorinë e Durrësit dhe tha “prokuroria tani do të lëvizë”. Të shohim nëse prokuroria ka mësuar të ecë, shou mbaroi. I nderuar prokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e ka në dorë, ka mundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhet filluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këto tenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla.
Me qindra fëmijë kanë qenë në rrezik në një katastrofë humanitare, po të kishte ndodhur ditën. A duhet bërë një hetim? Me qindra mijëra euro janë bërë në rikonstruksione dhe nuk ka asnjë hetim deri tani, ose asnjë masë nuk është marrë dhe janë lënë në mëshirë të Zotit.
Kërkojmë nga Prokuroria diçka konkrete dhe mbi të gjitha duhet të bëhet transparenca. Nuk mundet që këtyre taksapaguesve t’u thuhet se “ju shpëtoi zoti” dhe të mos bëhet transparente. Ku qëndron përgjegjësia e pushtetit vendor, kryetari të bashkisë, ministria e arsimit, qeveria e deri tek kryeministri?! Kjo është detyrë e prokurorisë dhe më pas e të tjerëve.
Ne do të vazhdojmë denoncimet për shkollat dhe banesat. Nuk mund të lihen në dorë të Zotit, sepse kemi 24 viktima në Thumanë e të tjerë në Durrës, gjithë këtë tragjedi.
ASTRIT VELIAJ , ISH DEPUTET PD, PEZË HELMËS
Këtu jemi në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare të Pezës. Sigurisht, ka dalë jashtë përdorimit nga tërmeti I fundit. U bënë 31 ditë që qeveria nuk po hedh sytë nga kjo shkollë ku 400 nxënës bëjnë shkollën në Vaqarr, larg familjeve të tyre. Detyrohen të zgjohen më herëtr dhe të vijnë edhe më vonë nga shkolla. Me sa shohim, kjo qeveri nuk e ka me prioritet arsimin, nuk e ka zhvillimin e vendit. Çdo komb I qytetëruar në botë ka prioritet arsimin, me sa shohim këtu, me këtë qeveri prioritet janë oligarkët të cilëve nuk ua heq ato 150 mln euro e të investojë në shkolla.
Ky fshat këtu ka nevojë, përveç shkollës 9-vjeçare, për një shkollë të mesme, sepse duhet largohen për të bërë shkollën e mesme me dhjetëra km në një shkollë tjetër, pasi këtu nuk ka shkollë të mesme. Duhet investuar në arsim sepse është e ardhmja e kombit. Kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, ka prioritet oligarkët, të ndajë paratë me oligarkët, me njerëzit që hanë e pinë me ta dhe nuk I hedhin sytë nga njerëzit e varfër.
Prind: E shoh të nevojshme si kërkesë që të bëhet një shkollë e mesme, sepse të gjithë banorët janë këtu, nga Ura e Beshirit tek Peza e vogël është popullsia më e dendur. Dhe nëse shqetësimi ynë shkon në veshin e duhur, e kemi të nevojshme një shkollë tre katëshe. Ju lutem I që kërkesa jonë të realizohet dhe të merret parasysh mendimi ynë.