PD: INUK prishje selektive të
objekteve, qytetarët t’i denoncojnë

PD: INUK prishje selektive të<br />objekteve, qytetarët t’i denoncojnë
TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar sot sërish shembjet e INUK kë kuadër të aksionit kundër ndërtimeve pa leje. Në një deklaratë për mediat, koordinatori Ervian Salianji në një deklaratë për mediat tha se po kryhen prishje selektive, ndërsa ka sjellë edhe rastin e një objekti në rrugën e Elbasanit që nuk është prekur nga INUK.
 
Salianji tha se INUK nuk po bën shembje të objekteve pa leje, por selektive.
 
“Prishjet selektive që tregojnë korrupsion dhe klientelizëm politik janë të shumta. Po ju paraqesim sot një rast tipik, kur INUK ndërhyn tek një biznes, dhe lë pa prekur anash tij, dy lokale që janë të lidhur me qeverinë. Bëhet fjalë për këtë bar, pranë ambasadës amerikane. Prishet hyrja e këtij lokalit në kat të dytë, dhe ambientet e tjera që gjenden në të njëjtat rrethana ligjore, nuk preken. Pse? Sepse pronarët e tyre janë të lidhur me qeverinë. Arbitrariteti i qeverisë me aksionet policeske për ndërtimet dhe energjinë po thellohet cdo ditë, duke dhunuar të drejtat e njeriut dhe duke krijuar pabarazi para ligjit.
 
Partia Demokratike shprehet e vendosur në favor të zbatimit të ligjit, por gjithashtu ne jemi të vendosur të denoncojmë cdo rast kur represioni cënon të drejtat e njeriut dhe kur selektiviteti krijon padrejtësi dhe pabarazi”, tha Salianji.
 
Më tej, Salianji ftoi qytetarët që të denoncojnë në zyrat e PD rastet abuzive, duke u shprehur se kjo forcë politike ka ngritur një grup ekspertësh që do të trajtojnë dhe bëjnë publike çdo rast që do të paraqesin të dëmtuarit.
ndertim pa leje
(Foto: Objekti te rruga e Elbasanit i denoncuar nga PD)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë