PD-ja,Topalli: Basha po pastron
demokratët! Patozi: E privatizoi

PD-ja,Topalli: Basha po pastron<br />demokratët! Patozi: E privatizoi<br>
TIRANE-Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbrëmjen e djeshme që në datat 28-29 prill të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shqyrtuar ndryshimet statutore. Vendimi u mor në Kryesinë e selisë blu pas tre orë mbledhje, ku mori pjesë edhe kritiku i Bashës, Arben Imami. Ndërsa u vendos që një grup pune i përbërë nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Arben Ristani, Enno Bodzo dhe Fatbardh Kadilli do hartojë ndryshimet statutore. Por, Jozefina Topalli në një prononcim ekskluziv për Report Tv, i cilëson si farsë të gjitha lëvizjet, që sipas saj kanë vetëm një qëllim, që të bëjnë pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe n/kryetare e PD shprehet se partia Demokratike ka nevojë për bashkim, ndërsa Basha po thellon ndarjen.

Një farsë e re antistatuore që synon pastrimin përfundimtar të partisë nga demokratët. Ndërkohë që sic thotë Berisha, Partia ka nevoje për bashkim. Ajo që po bën Lulzim Basha është thellimi i ndarjes. Problemi i PD nuk është statuti, (sepse atë se ka respektuar kurrë Lulzim Basha) por humbja e thellë e PD, kriza e lidershipit, ilegjitimiteti dhe korruptimi i tij përballë qeverisjes më të keqe të këtyre 27 viteve” deklaroi Topalli.

Një tjetër i përjashtuar nga Basha është edhe Astrit Patozi, i cili ditët e fundit ka rikthyer takimet në disa qytete me demokratët duke kërkuar ringrijen e së djathtës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një intervistë për Report Tv, ai shprehet se Kuvendi që PD do të mbledhë në fund të Prillit synon privatizimin e partisë nga Basha. Ish-n/kryetari thotë se PD shmangu debatin dhe mundësinë që të shkonte e bashkuar në Kongres. Zgjidhja për Patozin është një marrëveshje e madhe.

VIDEO/Intervista e Astrit Patozit në Report TV

 

Apeli i Berishës për bashkim? Një ditë pas Berisha bëri thirrjen Basha mblodhi Kryesinë. Njeriu i drejtohet shkakut dhe jo pasojës. Ai që bëri ndarjen duhet të bëjë edhe bashkimin, ai nuk e ka ndërmend, por nuk ka shqetëson kjo gjë. PD nëse nuk ndryshon qasjen e Bashës, që e konsideron si biznes privat, do ketë një të ardhme të më të zymtë. E vetmja dritë është lëvizja për ringritjen e saj” deklaroi ai për Report Tv.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet