TIRANE-Partia Demokratike ka dhënë alarmin për rritjen alarmante të shifrave të krimit duke akuzuar qeverinë Rama se po paraqesin para shqiptarëve një realitet të gënjeshtërt.
Me anë të një deklarate për shtyp deputeti I kësaj partie Arben Ristani tha se PD është e detyruar të informojë shqiptarët se shifrat e krimit vetëm për disa ditë janë alarmante duke kaluar shifrën e mbi 700 rasteve.
Sipas Partisë Demokratike gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur “ 160 krime të rënda, 24 krime të rënda ndaj personave në ditë e mbi 500 raste vjedhjeje”.
Sipas kësaj force politike në këtë periudhë të qeverisjes së majtë aksidentet jane shtuar. Në aksidente rrugore regjistrohet mestarisht një të vdekur në ditë”.
Ristani deklaron se“shifrat dhe faktet flasin vet dhe janë një shuplakë e fortë për retorikën e tyre boshe dhe për krekosjen e tyre televizive”.
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com