PD këmbëngul: Rama të bëjë
transparencë mbi aferat korruptive

PD këmbëngul: Rama të bëjë <br />transparencë mbi aferat korruptive
TIRANE - Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Laura Vorpsi, i kërkoi edhe një herë liderit socialist Edi Rama që t’i përgjigjet kërkesave të selisë blu për transparencë mbi disa çështje që cilësohen si “afera korruptive personale dhe familjare”.

PD i ka kërkuar publikisht Ramës që të zbardhë origjinën e mbi 1 milion Euro investin në godinën ku jetojnë të afërmit e gruas së tij, Linda Basha-Ramës; burimin e 100 milionë lekëve kredi pa interes që zonja Basha-Rama ka deklaruar në ILDKP dhe çmimin e tokës 8 mijë metra katrorë të shtëpisë që po ndërton në Dajt, që PD thotë se është deklaruar e blerë me “vlerën qesharake 1.3 Euro metri katror”.

Zëdhënësja e PD-së nënvizoi se “çdo ditë heshjte” rëndon gjithnjë e më shumë “skandalet e tij, prandaj i bëj thirrje zotit Rama që të mos fshihet”. Sipas sëlisë blu, heshtja e Ramës “dëshmon se ju fshihni para tatimeve të vendit dhe LDKP-së shumën e vërtetë të parave të blerjes së truallit të sarajeve tuaja dhe kjo vetëm e vetëm se ju friksoheni nga origjina e parave me të cilat keni blerë truallin e rezidencës suaj verore”.

Deklarata e Partisë Demokratike përfundon duke nënvizuar se “transparenca është detyrim i prerë ligjor”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë