PD kallëzon në SPAK zv/kryeministren Balluku për tenderin e tunelit të Llogarasë: 30 mln euro abuzim dhe paracaktim i fituesit! Ka përgjegjësi penale

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi sot se ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme numrin dy të qeverisë “Rama”, Belinda Balluku.

Bëhet fjalë për prokurimin e tunelit të Llogarasë, për të cilin pretendohet se nga zv/kryeministrja është paracaktuar fituesi dhe dëmi ekonomik vlerësohet në 30 milionë euro në kosto të fryra.

Në një shkresë të publikuar sot për media, opozita bën me dije se ka gjetur 10 prova abuzimi me miliona euro dhe procedura fiktive të shpalljes së fituesit.

“30 milion euro abuzim dhe paracaktim i fituesit për tunelin e Llogarasë”, theksohet në këtë njoftim, ku renditen edhe pikat e pretenduara si shkelje. Kreu i grupit të PD, Gazmend Bardhi, thekson se vepra është kryer në bashkëpunim, kurse denoncimi u bë për dy akuza; “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

“Ky kallëzim ka lidhje me kostot e fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milionë euro, që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim, thekson PD.

PD pretendon se tenderi është anuluar për t’ia dhënë më pas bashkimit të disa shoqërive në atë turke “INTEKAR-ASL”. Kjo e fundit, që sipas tyre nuk dispononte asnjë dokumentacion të rregullt, ka caktuar më tej nënkontraktor punimesh kompaninë “Gjoka”. Firma në fjalë kishte fituar prokurimin e parë në garë, por u skualifikua dhe nuk bëri ankimim dhe më tej u caktua nënkontraktor, sipas PD. Dhe në fund, opozita pretendon se “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer 36 pagesa, me vlerë totale rreth 170 milionë euro”, duke nënvizuar se fondi i prokurimit fillestar ishte 140 mln euro, pra pretendohet pagesë për punime të pakryera dhe fryrje kostoje me 30 mln euro.

Kujtojmë se tuneli i Llogarasë u inagurua më 5 korrik të këtij viti.

Njoftimi për kallëzimin penal në SPAK nga PD, për zv/kryeministren Balluku:

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të tij Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim dyshohet se ka kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga nenet 258 dhe 260 të Kodit Penal.

Ky kallëzim ka lidhje me kosotot e fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milion euro që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim. Konkretisht, në kallëzimin e grupit parlamentar të PD evidentohen 10 faktet dhe provat si më poshtë:

1-         Në datën 14.12.2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur tenderin me objekt “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë”. Në këtë procedurë paraqiti ofertë shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., me vlerë rreth 140 milionë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi anullimin e tenderit dhe “çuditërisht” shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. e skualifikuar nga gara nuk bën ankim ndaj vendimit të skualifikimit nga procedura e prokurimit.

2-         Në datën 24.06.2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rishpalli tenderin me të njëjtin objekt. Në këtë garë morën pjesë pesë operatorë ekonomikë, nga ku rezulton se 4 operatorë u skualifikuan dhe vetëm Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë (BOE) INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK dhe ASL INSAAT TAAHHUT u kualifikua dhe u shpall fitues në datën 08.10.2021, me ofertë rreth 170 milionë euro. Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., nuk ka marrë pjesë në garë, ndërkohë që oferta fituese është 30 milionë euro më shumë se oferta që kishte paraqitur shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. në procedurën e parë.

3-         Në datën 08.11.2021, operatorët fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, themeluan shoqërinë e thjeshtë “INTEKAR – ASL”. Dokumentacioni për regjistrimin e shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit është bërë nga shtetasja Rovena Dorëzi, e cila rezulton të jetë e punësuar si juriste në shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

4-         Nga verifikimi i pagesave nëpërmjet Degës së Thesarit Tiranë, rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer 36 pagesa, me vlerë totale rreth 170 milionë euro.

5-         Punimet e nënkontraktimit janë kryer nga shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., logot dhe punonjësit e të cilës shfaqen në të gjitha inspektimet që janë kryer nga shtetasja Belinda Balluku, gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Përveç kësaj, nga verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqëria “INTEKAR – ASL” nuk rezulton të ketë asnjë licencë aktive, të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e punimeve të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

6-         Nga analiza e pasqyrave financiare për vitet 2021 – 2023, shoqëria ka deklaruar se ka fituar në total 23.5 milionë euro, ndërkohë që në detajimin e zërave të shpenzimeve rezulton se 97.5% – 99% janë pagesa të kryera për nënkontraktim, pra kompanisë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

7-         Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.

8-         Nga analiza e fakteve dhe të dhënave të mësipërme, del se punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u kryen efektivisht nga shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., e cila kishte marrë pjesë në procedurën e parë të anulluar të prokurimit dhe kishte ofruar për ndërtimin e tunelit vlerën prej rreth 140 milionë euro. Në fakt, rezulton që shpenzimi për ndërtim u krye po me këtë vlerë, sepse  shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. që bërë punimet me nënkontraktim u pagua po me këtë shumë, por në këtë rast jo drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit por përmes një ndërmjetësi që ishte kompania turke “INTEKAR – ASL”, i cila përfitojë 30 milion euro pa bërë asnjë punë.

9-         Diferencë prej 30 milionë euro është “tarifë suksesi” e shoqërisë “INTEKAR – ASL”, pa kryer asnjë punë, pasi të gjitha punimet janë realizuar nga shoqëria shqiptare “Gjoka Konstruksion” sh.p.k..

10-       Nga kjo skemë, mbi të cilën rëndojnë dyshime serioze për korrupsion apo abuzim me detyrën, Buxhetit të Shtetit provohet se i është shkaktuar një dëm prej të paktën 30 milionë euro, për shkak se nuk pasqyrohet ndonjë shpenzim për këtë vlerë.

Dokumentacioni i plotë, së bashku me shkeljet përkatëse, që kanë sjell abuzimin me të paktën 30 milion euro ndaj Buxhetit të Shtetit, dhe që dyshohet se është vlera e “tarifës së korrupsionit”, i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme. Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të nisë menjëherë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm mbi këtë çështje dhe të vendos përpara përgjegjësisë penale zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, si dhe çdo person tjetër që do të rezultojë gjatë hetimeve që ka përgjegjësi penale për këtë abuzim”.

 

 

 

 

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali: 12/08/2024 15:34

    Keta kriminelet dhe mashtruesit berishiste skane lene gje pa e nxire.keta nga qe jane krye hajduta e mashtrues dhe te jene te verteta nuk ju beson njeri.keta jane talebanet e shqiperise

    Përgjigju
  • dori: 12/08/2024 14:45

    njerezit s'kane buke te hane,,keta vjedhin 30 milion euro,,,dhe populli iken nga nga kjo diktature e lukunise....

    Përgjigju
  • populli: 12/08/2024 14:37

    EDI RAMA BASHKE ME MINISTRAT E TIJ DUHET TE JAPIN DOREHEQJRN,,,SEPSE PO VJEDHIN TE GJITHE,,,PERDITE DALIN SKANDALE TE REJA,,,,VJEDHJET NE RRUGE JANE ME SKANDALOZET,,,,SI NUK KANE TURP DHE DALIN NE TELEVIZOR KETA HAJDUTE,,NUK E KUPTOJ,,SI I DALIN PARA POPULLIT....

    Përgjigju
  • asolingo: 12/08/2024 13:35

    O u marrte djalli po dhe te verteta te jene keto nuk u beson me njeri juve jeni karte e djegur po nuk hoqet Sali mashtrusin.

    Përgjigju
  • Tarrasi: 12/08/2024 13:12

    Belinda eshte edhe me e korruptuar se Lali por e mbron Rama se kjo eshte e preferuara e tij per te vazhduar "vepren" e hajdutit Ahmetaj tashme ne arrati. Per ta futur Spaku ne burg Belen do mjaftonte fatura 2 anijeve me gaz qe jane ankoruar ne Vlore prej 4 vitesh pa furnizuar asnje dite me gaz tecin e Vlores. Cudia eshte qe per hajdutet e Beles nuk ndihet Rama kurse per 5 Drejtoret e Lalit ben namin!

    Përgjigju
  • Drini: 12/08/2024 13:04

    Belinda eshte merimanga qe thur rrjeten e korrupsionit me masiv ne kete vend. E di qe se botoni shkrumin se jeni gazete proqeveritare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare