Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim gjyqësor kërkesën e bërë nga 37 deputetë opozitarë për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, hyrë në fuqi vitin e kaluar.

Lajmin e bëri të ditur deputetja Ina Zhupa, e cila tha se tashmë pret nga Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur e të rrëzojë këtë ligj.

“Të gjitha palët kanë afat datën 12 shkurt për të paraqitur parashtrimet e veta në lidhjet me çështjen. Dhe një prove tjetër e krimit dhe vërtetësia e asaj që ne themi se do ta shtojmë në prova janë dhe 9 projektvendime, që tashmë janë vendime që kanë kaluar në 27.09.2024, ku në 9 Zona të Mbrojtura në të gjitha është ulur mbrojtja dhe është lejuar ndërtimi, ku është cunguar zona e cila duhet të ishte e paprekshme, sepse nuk kemi më zonim”, tha Zhupa.

Replikë pati edhe me kryeministrin Edi Rama, i cili pak ditë më parë nga Elbasani i quajti këngë kukuvajkash kritikat e Zhupës për Butrintin e projektet e tjera në zonat e mbrojtura.

 “Sa herë Rama mbron diçka me fanatizëm, ata që mbrohen i pret fundi”, tha Zhupa.

Deputetja Zhupa theksoi se ky ligj është në shërbim të interesave të grupeve të lidhura me pushtetin, duke cenuar shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit.

“Ligji i Zonave të Mbrojtura ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre. Zhvillimin e qëndrueshëm, i cili nuk mbrohet duke shkatërruar dhe betonizuar Zona të tëra të Mbrojtura që janë në shërbim të publikut dhe duke i kthyer në shërbim të një oligarku të caktuar të lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak”, u shpreh Zhupa.

Ligji për zonat e mbrojtura u dërgua në Kushtetuese nga ligjvënësit demokratë më 1 nëntor të vitit të kaluar. PS miratoi ligjin në Kuvend më 22 shkurt të 2024 mes kaosit të opozitës. Ai parashikon që në disa prej territoreve të klasifikuara si zona të Mbrojtura, do të mund të ndërtohen struktura akomoduese me qëllim zhvillimin e turizmit apo agroturizmit, por që opozita thotë se rrezikon betonizimin e këtyre zonave.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë