“Ja ku kemi këtë foto, ku duket qartë, Bujar Laze nga Skrapari, shefi i komisariatit të Vorës, në shërbim të kandidatit të Ilir Metës. Ky tjetri këtu është edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike. Dhe në sfond, janë si gjithnjë banditët e makinave me xhama të zinj, që vijnë lart e poshtë gjithë ditën e gjithë natën në Vorë”, tha Kruaja.
“Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë urgjentisht të gjithë personat e përfshirë në këtë skenar kriminal. Ne kemi bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit të Vorës, që është kthyer në mashën e Ilir Metës në këtë zonë, dhe kërkojmë nga prokuroria të lëvizë me shpejtësi për të garantuar ligjin. I kërkojmë përfaqësuesve të OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA, prani sa më masive për regjistrimin e këtyre zhvillimeve që janë rekorde të zeza për standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme.”
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)