PD kalon pr/ligjin e armëve, PS
kundër, e sillni në prag të fushatës
Komisioni i Sigurisë miraton në parim me 9 vota pro dhe 4 kundër pr/ligjin për armët. Pr/ligji tepër i diskutuar dhe i debatuar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës.
TIRANE- Komisioni i Sigurisë miraton në parim me 9 vota pro dhe 4 kundër pr/ligjin për armët. Pr/ligji tepër i diskutuar dhe i debatuar mes mazhorancës e opozitës është miratuar vetëm me votat e mazhorancës.
Edhe në mbledhjen e sotme ka pasur debat mes socialistëve dhe demokratëve. PS është shprehur kundër formulimit të këtij ligji për mënyrën si është ndërtuar dhe nuk asnjë përafërsi me ligjet evropiane. Sipas tyre nëpërmjet këtij ligji sigurojnë lejen për të mbjatur armë më shumë kategori personash, por zv ministri i Brendshëm Arben Ristani e kundërshton.
Sipas deputetit socialist Paulin Sterkaj: “Qëllimi i ligjit është të hap biznesin e armëve tani që jeni në largim dhe në prag të fushatës elektorale”.
“Ky ligj është në kontekstin e fushatës së ardhshme. Së pari grupi i përfituesve rritet në prag fushate. Kjo përbën problem pasi kemi parë si sillen shoferët e deputetëve. Ky ligj ka shumë probleme”- tha deputeti socialist Gazmir Bizhga. “Cilat janë shkaqet që zgjeroni rrethin e zgjerimit të personave që përdorin armë”- ngriti pyetjen deputeti socialist Asllan Dogjani.
“Ne nuk zgjerojmë kategoritë e personave por i ngushtojmë"- tha Ristani.
“Çfarë kuptimi ka paisja e zv/ ministrave dhe e deputetëve me armë?”- tha Felaj, të cilës Ristani u përgjigj se cështja është diskutuar dhe më parë dhe në këto ndryshime të pr/ligjit ishin reflektuar edhe propozimet e Pandeli Majkos. Pr/ligji i ri siguron dhe kryerjen e një kursi për për aftësinë e mbajtjes së armës.
Pr/ligji parashikon të armatosë deputetët, ministra, zv/ministra, prefektë dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë. Sipas qeverisë drafti me 37 nene, ka qëllim përafrimin me direktivën e BE-së, "Për kontrollin e blerjeve dhe posedimit të armëve". Në nenin 20 i njeh të drejtën e mbajtjes së armës edhe autoriteteve të huaja, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe parimit të reciprocitetit, ku bëjnë pjesë diplomatët e huaj, nëpunës të konsullatave, punonjës të misioneve ushtarake në Shqipëri.
Drafti i ri do të ndryshojë atë të vitit 1992 i cili u ndryshua disa herë deri në 2009. Neni 18 parashikon funksionarët që mbajnë armë. Listës së deputetëve, ministrave, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, i janë shtuar zv.ministrat, prefektët, si dhe drejtues të shoqërive tregtare që kanë kapital jo më pak se 50 milionë lekë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52