PD: Kanabis në shkolla, droga kap
edhe Greqinë por Rama e mohon

PD: Kanabis në shkolla, droga kap<br />edhe Greqinë por Rama e mohon
Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri në një dalje për mediat nga selia blu ka folur për lëndët narkotike të kultivuara në vendin tonë të cilat kanë shkuar deri në Greqi, por këtë, sipas ti,j kryeministri Rama e mohon.

Sipas Strazimirit mediat më prestigjoze në botë po flasin për këtë fenomen ndërkohë që në vend droga ka përfunduar deri në institucionet arsimore.

Strazimiri ka ftuar qytetarët që të ngrihen kundër këtij fenomeni.
 
Deklaratë e deputetit Gent Strazimiri
Mediat greke denoncojnë qeverinë shqiptare për 1 ton kanabis të kapur dje në afërsi të Athinës, duke thënë se është e të njëjtit rrjet të Balilit, “Escobarit të Ballkanit”, i cili është i lirë dhe ushtron aktivitetin e tij nën mbrojtjen e Edi Ramës edhe pse e kërkon gjysma e policive të Europës dhe DEA Amerikane.
Ndërkohë në këto momente që flasim, lajmet bëjnë të ditur se 21 kg kokainë e lidhur me shqiptarë është kapur sërish në Greqi.
Pra, “Fronti i të keqes”, pas mediave me prestigjoze italiane, portaleve analitike,  strategji e politikebërëse të Shteteve te Bashkuar të Amerikës, tashmë ka kapur edhe Greqinë, e cila na thenkesh se edhe pse sajmiri i Kryeministrit paska asgjesuar 99.99% të drogës në Shqipëri, 0.001%-shi i mbetur po u merr frymën... 
E verteta është se “Fronti i së keqes” drejton sot këtë vend nën divizën “mileti le të lehë, droga të ecë përpara”. Dje 4 nxënëse të shkollës 9 vjecare në Krujë humbën ndjenjat pikërisht nga hashashi i djegur në klasën e tyre.
Në Krujë, aty ku 3 ditë më parë u gjet buzë aksit kombëtar hambari i drogës, me 1.3 tonë kanabis, që nuk u zbulua as nga policia, as nga OSHEE edhe pse konsumonte energji si një fabrikë; por u desh bashkëpunimi i shërbimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të ndalur këtë krim.
Droga që kapin autoritete fqinje, droga që kap Prokuroria dhe shërbimet, edhe pse me tonelata pothuajse cdo ditë, sipas Edi Ramës është vetëm 0.2 përqind e sasisë.
Nisur vetëm nga kjo shifër e qeverisë, përfytyroni se sa mijëra ton drogë janë kultivuar në vendin tonë dhe po kthehen e pritet të kthehen cdo ditë në qindra milionë euro, para me të cilët Edi Rama kërkon të blejë pushtetin me cdo kusht.
Cdo shqiptar sot është nën thirrje për të reaguar.
Ngrihu, përpara se droga të shkojë në klasën e djalit apo vajzës tënde, përpara se droga të mbulojë lagjen e rrugën ku ti jeton, duhet të ngrihesh kundër kësaj të keqeje që sjell rrënim të shoqërisë, helmim, konflikte, vrasje e hasmëri. Shqipëria e pastër, pa drogë, është Shqipëria pa Edi Ramën.
 
​ 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër