PD:Karteli i drogës së Dibrës,hetimet
të shkojnë tek koka,tek Aga i Ramës

PD:Karteli i drogës së Dibrës,hetimet<br />të shkojnë tek koka,tek Aga i Ramës
Zgjedhjet në Dibër janë risjellë sot në vëmendje nga Partia Demokratike e cila përmes një deklarate të shpërndarë për mediat ka kërkuar hetimin e çështjes duke filluar nga shefi i komisariatit të policisë deri te kryeministri Edi Rama.
 
Në deklaratën e PD thuhet se karteli i drogës që bleu votat në Dibër u faktua dy ditë më parë kur Bert Aga, vëllai i shefit të komisariatit të policisë, u kap me drogë ndërkohë që vëllaii tij vijon të mbetet në rkye të detyrës.

Sipas PD-së në Dibër ka një kartel droge dhe kreu i saj është shefi i komisariatit të policisë.
 
Deklaratë e Partisë Demokratike
Karteli i drogës së Dibrës doli më në pah dy ditë më parë kur prokuroria ndaloi vëllain e shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, me një sasi droge të fortë, të llojit kokainë.
Ndërkohë që ai kapet me kokainë, vëllai po korr parcelat e veta me kanabis në Dibër dhe po ofron mbrojtjen e nevojshme për bandat e tjera që dhanë kontribut në zgjedhjet e 11 shtatorit.
Megjithë këto implikime të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, Aga, ose agai i kanabisit në Dibër vazhdon të jetë në detyrë dhe ka mbështetjen e Tahirit dhe Edi Ramës.
Aga është po ashtu në krye të grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet në Dibër, i kallëzuar në prokurori nga Partia Demokratike me 1 shtator.
Partia Demokratike i bën thirrje prokurorise të hetojë për faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës.
Ne e dimë pengesën që has organi i akuzës, pasi kreu i kartelit të drogës së Dibrës ka mbrojtjen e Tahirit dhe Ramës, por ndalimi i vëllait me kokainë është thjesht një hap.
Hetimi dhe veprimet e plota duhet të shkojnë tek kreu i kësaj organizate që është pikërisht shefi i komisariatit të Dibrës.
Karteli i drogës nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojë dot ligjit, edhe nëse mbrohet deri në fund nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas