PD këmbëngul për hetim të serverit
të tatimeve, dosja “fle” në prokurori

PD këmbëngul për hetim të serverit<br />të tatimeve, dosja “fle” në prokurori
TIRANE- Për të disatën herë, Partia Demokratike kërkon hetim parlamentar për serverin e Tatimeve në drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve, për të cilën kjo e fundit pretendon se janë bërë shkelje dhe është ndërhyrë.
 
 “Vazhdoni të jeni në shkelje kushtetuese. Kushtetuesja na ka dhënë të drejtë në ngritje të komisionit për serverin. Kërkojmë ta respektoni. Hiqni dorë nga bllokimi”, tha Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD.
 
Por “Shqiptarja.com” dhe “A1 Report” kanë publikuar prej tre ditësh të dhëna të forta ku tregohet e zeza në të bardhë se në serverët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, aty ku mbahen deklaratat fiskale të mijëra bizneseve të vogla dhe të mëdha të vendit, ka qenë pajisja ku mund të ndërhyjë edhe nga rrjete të jashtme informatike, dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur ishte në pushtet Partia Demokratike
 
Eksperti i prokurorisë ka gjetur brenda serverit tatimor një kod të fshehtë, të instaluar në gusht 2013, për të fshirë të dhëna nga sistemi. Por jo vetëm kaq.
 
Në një raport auditi, të porositur nga Ministria e Financave që prej disa kohësh dhe që është administruar në dosjen penale të njësisë hetimore Task-Forcë, hidhet dritë mbi gjendjen skandaloze të sigurisë në serverët e Tatimeve.
 
Më konkretisht në njërën nga pikat e raportit thuhet se: “Ka mundësi ndërhyrje të paautorizuar në sistem duke përdorur rrjetin informatik, si dhe duke përdorur VPN (rrjete virtuale private)”.
 
Faktet në raportin e Auditit, evidentojnë se gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, aksesin tek sistemi tatimor kombëtar nëpërmjet fjalëkalimit të administratorit, e kishin disa përfaqësues të kompanisë private të suportit “IKUB”.
 
Praktikisht përfaqësues të kësaj kompanie kanë pasur mundësinë dhe privilegjin për disa vite për të hyrë në serverë ku mbahen deklaratat fiskale të bizneseve. Lënia në dorë e pasëord-eve tek individë jashtë sistemit dhe pa pasur një kontratë sigurie për mosndërhyrje, “është veprim i palejueshëm dhe që e bën sistemin të pasigurt dhe më risk të lartë rrezikshmërie”, denoncon raporti. Sipas raport auditit, në serverët e tatimeve nuk janë vënë në punë që prej vitit 2010 dy programe kompjuterike që cilësohen si “radarë” të sistemit të tatimeve. Janë dy programe të cilat kryejnë kontrolle automatike dhe verifikojnë fshirjen dhe hedhjen e “file-ve” në sistem. Sipas specialistëve të fushës këto programe cilësohen si “radarë”, sepse tregojnë çdo ndërhyrje dhe punim që kryhet në serverë. Fakti që drejtoria e Tatimeve i ka mbajtur fikur prej 3 vitesh këto programe, e ka lejuar çdo veprim tek serverët kryesorë pa lënë asnjë gjurmë.
 
Por dhe pse Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është përfshirë në shqyrtimin e të gjitha analizave të ekspertëve, ende asgjë nuk është vendosur me fatin e dy dosjeve penale.
 
Njëra nga dosjet penale flet për veprimet e tre personave të vënë nën hetim, që janë ish-drejtori i IT në Drejtorinë e Tatimeve, dhe shtetasit Elton Ropi dhe Edmond Parllaku, përfaqësues të kompanisë “IKUB”. Ndërsa tjetra flet për kallëzimin që Rista ka bërë kundër Ermal Beqirit, Spartak Brahos e të tjerëve. Dhe pikërisht mbi këtë dosje të dytë opozita kërkon komision hetimor.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!