PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rama 'jep ok'

PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rama 'jep ok'

10 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesë në Kuvend për të ngritur Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

“Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit  ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse”, thuhet në kërkesën e PD

Në kërkesën e saj PD shkruan se ka konstatuar 5 tipologji shkeljesh të rënda në zgjedhjet e 25 Prillit dhe se të gjitha këto problematika meritojnë trajtim të veçantë nga Kuvendi në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore dhe të mos përsëriten në zgjedhjet e ardhshme.

“Shitblerja masive e votës, e realizuar nga bashkëpunimi i kandidatëve të mazhorancës me elementë të krimit të organizuar; Shkrirja e shtetit dhe Partisë në pushtet në një të vetëm; Vjedhja dhe përdorimi i paligjshëm i të dhënave personale dhe sensitive; Ndalimi antikushtetues i të drejtës së emigrantë për të marrë pjesë në zgjedhjeve, veçanërisht atyre që jetojnë në Republikën e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut; dhe ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, që sollën heqjen e koalicioneve dhe një format flete votimi, që prodhoi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme”, shkruhet në kërkesën e PD.

PD kërkon që komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore duhet të ketë anëtarësi të barabartë mes shumicës dhe pakicës dhe afat 6-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi. 

Kjo kërkesë vjen pas ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas selisë blu puna e këtyre dy komisioneve duhet parë si komplementare, me qëllim garantimin për qytetarët të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Më herët Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore që kërkojnë në zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut 2020, rikthimi i koalicioneve parazgjedhore dhe  rikthimi i komunave në ndarjen territoriale me funksionin e saj .

Kerkesa e PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
PD kërkoi të ngrihet komision për Reformën Zgjedhore, Rama bie dakord me kërkesën e opozitës

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtues të qarqeve pasditen e sotme në selinë rozë, është shprehur dakord për të ngritur sa më parë Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, pas kërkesës së  Partisë Demokratike. PD kërkoi ditën e sotme që Komisioni të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

'Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit  ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse', thuhet në kërkesën e PD-së.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik