TIRANE -  Gjashtë deputet të Partisë Demokratike i kanë kërkuar dje Presidentit të vendit Bujar Nishani që të dekorojë me një titull të lartë europarlamentaren evropiane, Doris Pack. Nëpërmjet një letre, Pollo, Tabaku, Mediu, Bumçi, Shehu dhe Bregu i kërkojnë Nishanit që ta dekorojë për shkak të kontributit që Pack ka dhënë në rrugën integruese të Shqipërinë në BE.

“Me këtë letër do të domin t’ju shprehuni kërkesën për të shqyrtuar mundësinë për t’i akorduar një dekoratë të lartë deputetes së Parlamentit Europian, zonjës Doris Pack. Zonja Pack, e cila nuk rikandidon më për në Parlamentin Europian, ka një kontribut të shquar përgjatë më shumë se dy dekadave të fundit për Shqipërinë duke nxitur, mbrojtur e përfaqësuar në mënyrë konsekuente interesin e integrimit evropian të vendit tonë. Duke shpresuar se do e konsideroi pozitivisht kërkesën tonë, me respekt Genc Pollo. Aldo Bumçi, Majlinda Bregu, Fatmir Mediu, Jorida Tabaku, Sherefedin Shehu”,- thuhet në kërkesën e PD-së.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)