PD kërkoi shkarkimin e Shahinit për skandalin seksual në Fier/ Ministria: Qërim hesapesh politike! Janë marrë të gjitha masat

TIRANË- Ministria e Arsimi hedh poshtë pretendimet e PD-së se nuk kanë marrë asnjë vendim pas skandalit në shkollën e muzikës në Fier, ky dy mësues u kërkonin favore seksuale nxënëseve.

Ata bëjnë me dije se janë marrë masat ku të gjithë personat përgjegjës janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht, ndonëse është janë ende të dyshuar. Një informacion i tillë, thekson ministria, nuk është trumbetuar në media për të mbrojtur personat e dëmtuar, në këtë rast nxënëset, por është tregues i qartë sipas tyre për seriozitetin që kanë treguar lidhur me këtë ngjarje, ndryshe nga sa PD-ja pretendon. 

Kërkesën e demokratëve për shkarkimin e ministres Besa Shahini, e cilësojnë si "qërim hesapesh" , ndërsa shprehen se demokratët e kanë shfrytëzuar këtë rast për të marrë vëmendje në media, pa  marrë parasysh pasojat që mund të kenë te personat e dëmtuar.

"Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente. Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë", thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Reagimi i plotë i Ministrië së Arsimit

Dy mësues nga shkolla e muzikës kërkonin favore seksuale nga nxënëset e tyre të mitura, rast ky i publikuar në një emision investigativ. Agron Bego, i cili është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, i kërkonte favore seksuale një nxënëseje në këmbim të mungesave. Në bisedat me nxënësen ai thoshte se ishte zhigolo dhe ekspert në këto punë. Pas Agron Begos u denoncua edhe profesori tjetër Vasil Niko. Këtij të fundit iu zbuluan disa mesazhet telefonike me një nxënëse.  Në një prej komunikimeve, profesori i thoshte nxënëses: “Çfarë i duhet atij se kur duhet të ndodhë kjo. Këtij nuk i besohet se çfarë kemi ne. Agroni thjesht donte të të q*** dhe të të shihja si një p***.”

Blerina Gjika u shkarkua dhe në vendin e saj mësohet se Drejtoria Arsimore e Fierit ka emëruar Zamira Gjikën.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donalda: 27/02/2020 11:13

    Vetem PD ska Te drejte morale Te kerkoje shkarkimin e ministers se arsimit. Pse, sepse ka vrasesin kryeta lule basha 21 janarin, ka vrasesin e Gerdecit né kualicion Fatmir Mehdiun Te largojme keta e pastaj terheqim besa shahinin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja