PD kërkon dorëheqjen e Metës
braktis Komisionet Parlamentare  

PD kërkon dorëheqjen e Metës<br />braktis Komisionet Parlamentare  
Deputetët e Partisë Demokratike kanë zgjedhur të braktisin punimet në Komisionet Parlamentare duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e kryetarit të kuvendit Ilir Meta.
 
Sipas të djathtëve Kuvendi duhet të ndërpresë axhendën derisa kryeparlamentari të paraqitet në prokurori pa imunitetin që i jep posti.

Pasi kanë dhënë nga një deklaratë anëtarët e opozitës në komisione janë larguar duke marrë njëherësh edhe ironi nga ana e mazhorancës.

Debati në Komisionin Parlamentar të Sigurisë para largimit të opozitës
Flamur Ndoka:
Hetimi në cilësinë e kryetarit të Kuvendit dhe thirrja në zyrë e Prokurorit të Përgjithshëm nga ana juaj në prezencën e Ministrit të Brendshëm sigurisht që ne e gjykojmë se është formë presioni ndaj Prokurorisë. Kryetari i Kuvendit të shkojë të hetohet si deputet i thjeshtë dhe pastaj ky Kuvend të vazhdojë normalitetin në punimet e tij. Ne jemi të vendosur që të fillojmë një marrëveshje me qytetarët për të rrëzuar këtë qeveri, këtë kupolë të krimit ndaj ne po largohemi, ditën e enjte në orën 11 shihemi së bashku me gjithë qytetarët në protestën e madhe në shesh, faleminderit.

Sparta Braho: Hajt rrugë e mbarë, ky është avaz i vjetër, avazi i Mukës.
 
Debati në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë para largimit të opozitës
Ridvan Bode:
I kthehemi kësaj proteste për këtë gjakftohtësi tuajën, për ndjesitë tuaja ndaj situatës së përgjithshme dhe ndaj zhvillimeve në parlament, ne si opozitë do largohemi nga mbledhja e sotme.

Erjon Braçe: Zoti ministër mos u shqetësoni, këta të koncesionit të Durrësit po ju vjen vakti, njëri pas tjetrit, po e marrin radhën drejt Prokurorisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv