PD depozitoi në KAS dosjet që sipas saj, përmbajnë faktet dhe provat se përse duhet të shpallet pavlefshmëri e zgjedhjeve në 9 qarqe dhe të përsëriten ato.
Lidhur me këtë kërkesë ankimore të PD, kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ironizon dhe sfidon demokratët duke kerkuar që të nxjerrin provat nëse kanë dhe të mos "akuzojnë në tym".
"Te gjithe PD-isteve ju qenkan blere votat! Duke u vetedeklaruar me se paku si syleshe, pasi deri kur u hapen kutite nuk kishin pare asgje, jane vene ne gare te shfrenuar kush e kush me tregu histori me te trishte te gjoja manipulimeve zgjedhore!
Dhe ndersa cudisin dynjane me perralla e fantazi idiote, nuk thone qofte nje rast konkret, te nje akti te denoncuar. Emrat ne tym pa fakte por me insinuata dhe opinione, jane shashka qe synojne te helmojne dynjane, por ska ne asnje baze ligjore dhe nuk i hyjne ne pune as dreqit! Kane tere jeten qe bejne petulla me uje, me nje politike bojatisje per kedo qe eshte kundershtar i tyre, ndersa keto vete qenkan engjujt qe mezi po i presim", shkruan ai.
Për zgjedhjet e 25 prillit në Komisionin e Animimeve dhe Sanksioneve janë dorëzuar 15 kërkesa ankimore nga subjektet politike, ku 9 kërkesa janë nga PD, ku kërkon rivotim në 9 qarqet që humbi zgjedhjet, 4 kërkesa janë nga LSI dhe 2 nga koalicioni ABEOK.
pjerin ndreu ,ky injorant i tejskajshem
Përgjigju