Votim dhe numërim elektronik më 25 prill/PD, LSI dhe PS bashkohen që projekti pilot të nisë në Korçë, ndahen mes Tiranës e Fierit! Vendimi i takon KQZ

TIRANË- Dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD kanë dorëzuar në KQZ propozimet e tyre se ku duhet të realizohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Për të vetmen zonë që të dyja palët e shohin si të sigurt për këtë proces është qyteti i Korçës. Përveç Korçës demokratët kanë sugjeruar dhe qarkun e Fierit ndërsa socialistët disa njësi administrative në Tiranë.

Burime për Report tv bëjnë me dije se socialistët nuk janë dakord që ky projekt pilot të implementohet në Fier, por kërkojnë të realizohet në disa zona urbane në Tiranë dhe jo rurale për shkak të infrastrukturës dhe internetit, në mënyrë që procesi të mos ketë kontestime.

Sa i përket zonave në Tiranë, socialistët zgjedhjen ia ka lënë në dorë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Propozimet e PD mbajnë firmën e sekretarit të Përgjithshëm të selisë Blu, Gazment Bardhi ndërsa PS ka zgjedhur përfaqësuesin e tyre ligjor, Eridian Salianjin.

"Z. Komisioner, në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646 prot., datë 28.12.2020, mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë", thuhet në dokumentin e PD-së.

"Në përgjigje të kërkesës suaj me numër 2648 prot dt 18/12/2020 "mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhje të datës 25.04.2021 për Kuvendin e Shqipërisë bazuar në ligjin nr, 10019 dt 29.12.2002 Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar neni 22 "Kompetencat e KQZ-së lidhur me teknologjinë në zgjedhje në bazë të së cilit institucioni i KQZ-së ka kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10% të numrit të zgjedhjeve për çdo fazë të implementimit. si dhe nenit 179 "Prokurimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit", ku sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren ne zgjedhje do të implementohen në projekte pilot, bazuar në kërkesën tuaj mbi propozimet nga subjektet politike, për bashkitë ku mund të vihet në zbatim për projektin pilot për votim elektronik, ne subjekt politik Partia Socialiste e SHqipërisë propozojmë Bashkitë si më poshtë: Bashkia Korçë dhe Bashkia Tiranë, në disa prej Njësive Administrative të kësaj Bashkia, të cilat përzgjidhen sipas vlerësimit tuaj si institucion", shkruhet në kërkesën e PS-së. 

Vendimi përfundimtar për zonat ku do implementohet votimi dhe numërimi elektronik do merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ konfirmon se procedurat për realizimin e projektit pilot do të jenë të ndara nga ato të të identifikimit biometrik, për të cilën deri më tani është përgjigjur vetëm një kompani.

Dokumenti i PD-së drejtuar KQZ-së

Dokumenti i Ps-së drejtuar KQZ-së

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Zonat për votimin dhe numërimin elektronik, edhe LSI si PD, propozon Korçën dhe Fierin

1607941767_LSI.jpg

PD dhe LSI propozojnë Korçën dhe Fierin si dy zonat ku të bëhet projekti pilo për votimin dhe numërimin elektronik. Pasi Partia Demokratike dorëzoi pak më parë shkresën në KQZ mësohet se edhe LSI ka të njëjtat propozime, të cilat janë depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kujtojmë se PS ka propozuar disa zona të Tiranës dhe Korçën, ndërsa Bindja Demokratike ka propozuar  vetëm Tiranën.

Propozimet e LSI drejtuar KQZ-së
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë