PD: KLSH në 'karantinë', asnjë raport për tenderat sekret të qeverisë në kohë pandemie

PD: KLSH në 'karantinë', asnjë raport për tenderat sekret të qeverisë në kohë pandemie

Ish- deputetja e PD-së, Dhurata Çupi

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shteti është institucioni i radhës i vendosur nën akuza nga opozita!

Nëpërmjet ish- deputetes, Dhurata Çupi, Partia Demokratike akuzon KLSH se nuk ka bërë publik asnjë raport mbi tenderat sekretë të bëra nga qeveria në kohë koronavirusi. Sipas, Çupit KLSH është futur në "karantinë" së bashku me institucionet e tjera të drejtësisë, të cilat heshtin përpara këtyre rasteve "të pastra, siç i quan ajo, të korrupsionit nga ana e qeverisë.

"Është koha që drejtësia të zgjohet e të veprojë, taksat e shqiptarëve duhen përdorur për t'u ardhur në ndihmë atyre dhe jo aferave korruptive të qeverisë në largim", shkruan mes të tjerave Çupi.

Dy nga tenderat më të sulmuar nga ana e opozitës ka qenë ai i ushqimeve për familjet në nevojë nga ministria e Mbrojtjes dhe për mjetet mbrojtëse të mjekëve, për të cilët dje nënkryetari Edmond Spaho i ftuar te '5 pyetjet' tha se SPAK ka nisur punën me këto dy tendera.

Deklarata e plotë
Tenderat sekret dhe korrupsioni miliona euro i Qeverise ne kohen e pandemise, drejtesia hesht ne karantine.

Korrupsioni mbetet njolla me e zeze që ne cdo raport nderkombetar e rendit Shqiperine ne vendet me te korruptuar e krahasueshme me shtetet me demokraci te brishte. Vetem ne 7 vitet e fundit sipas te dhenave te KLSH, u shperdoruan dhe u vodhen 6 miliarde euro.

Keto jane te dhena zyrtare ndersa ende nga KLSH nuk ka nje raport mbi tenderat sekrete ne kohen e karantines, ku opozita ka denoncuar abuzime marramendese miliona euro te qeverise, nderkohe shqiptaret po vuajne pasojat e mbylljes nga pandemia e COVID 19.

Qeveria ka vendosur qe parate e shqiptareve ti perdore ose shperdoroje duke u fshehur pas “tenderave sekrete” , por duhet sqaruar qe prokurimi publik behet per te patur transparence ne menaxhimin e parave publike te qytetareve dhe taksapaguesve , per te rritur konkurencen dhe per te patur eficence financiare .

Por kohet e fundit permes prokurimeve eshte shfaqur mungese e theksuar e transparences perkundrazi cilesohen si sekrete. Nuk ka konkurrence madje as ka patur gare , dhe me e renda nuk ka patur eficence finaciare dhe shifrat kane rezultuar abuzive .

E perballe ketij hermetizmi per transprence per publikun, edhe drejtesia eshte futur ne karantine dhe po hesht duke e lene te lire rrugen e abuzimeve te qeverise me fondet publike . Opozita ka treguar me fakte abuzimet prej miliona euro me parane publike, me korrupsionin nga specialistet e thjeshte deri tek “shefat” e medhenj te cilet mbeten te pandeshkuar.

Ne ju kemi treguar shqiptareve me fakte qe me prokurimin po abuzohet dhe se ka fakte te pakundershtueshme qe organet e drejtesise duhet te veprojne. Cdo dite po shohim qe pandeshkueshmeria e individeve qe kane qene pjese aktive e abuzimeve vazhdon te sundoje atmosferen e renduar dhe endemike.

Lidhjet ndërmjet, biznesit , politikanëve dhe grupeve kriminale sidomos nepermjet proceseve te prokurimeve publike, te ndërtimit , blerjeve te mallrave , shërbimeve te mirëmbajtjes, menaxhimin e mbetjeve, mbeten shqetesim dhe Shqiperia renditet ne krye te listes per nivelin e larte te korrupsionit.

Keto lidhje shfaqen hapur sidomos ne periudhe zgjedhjesh, te cilat “ligjerojne” procese zgjedhore dhe pushtete te pamerituara apo e thene ndryshe , ne konceptin e Bankes Boterore si “kapje e shtetit”. Eshte koha qe drejtesia te zgjohet e te veproje, taksat e shqiptareve duhen perdorur per tu ardhur ne ndihme atyre dhe jo aferave korruptive te qeverise ne largim.

B.K./Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 05/05/2020 16:22

    Ham gam ham gam... kuisje kukumjackash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja