PD: KLSH zbuloi kontratën për inceneratorin e Tiranës, do paguajmë 118 mln euro më shumë

TIRANE-Partia Demokratike akuzon qeverinë për vjedhje, manipulim dhe fshehje të vlerës reale prej 296 milionë euro të inceneratorit të Tiranës.  Ish-deputetja Jorida Tabaku tha sot në një deklaratë për mediat se KLSH ka zbuluar se në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale, ishte deklaruar 118 milionë euro më pak. Tabaku shprehet se me korrupsionin e tij, Edi Rama mban peng integrimin europian. 'Deri tani u ka paguar inceneratorëve fantazmë 44.3 milionë euro' tha ajo ndër të tjera.

Deklarata e plotë e PD-së
Në 6 vjet, qeveria e Edi Ramës ka treguar se ka vetëm një prioritet: të vjedhë sa më shumë dhe pastaj të vjedhë sërish. Edi Rama është kapur shumë herë me duart në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, por kryevepra e tij e korrupsionit janë inceneratorët.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion,  pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale.

Siç tregohet në tabelën e programit buxhetor afatmesëm dhe në tabelën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për pagesat e inceneratorit të Tiranës, qeveria e ka fshehur me qëllim vlerën reale prej 296 milionë euro të kontratës, duke e kaluar mënyrë anti-ligjore këtë PPP korruptive.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon qartë se qeveria ka gënjyer për shifrat në kontratën e firmosur, pasi ajo po paguan 296 milionë euro ose 118 milionë euro më shumë sesa kishte deklaruar për koncesionin e inceneratorëve.

Akoma më i rëndë është fakti se këta inceneratorë, sipas kryeveprës së korrupsionit të Edi Ramës, paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse nuk ekzistojnë.

Në dy vjet, qeveria e Edi Ramës ka bërë 44.3 milionë euro pagesa për  inceneratorët fantazmë, një vjedhje ditën për diell e shqiptarëve.

Nga të dhënat e thesarit rezulton se pagesat e kryera deri tani për çdo incenerator janë si më poshtë:

Inceneratori i Tiranës 11,9 milion euro

Inceneratorin i Fierit 15,3 milion euro

Inceneratori i Elbasanit  17,1 milion euro

Kush kërkon gjurmët e korrupsionit të qeverisë Rama, kush kërkon arsyet e refuzimit të Bashkimit Europian për këtë qeveri mjafton të shohë koncesionin e Inceneratorëve

Refuzimi i BE-së është vulë korrupsioni për qeverinë e Edi Ramës. Prandaj, kjo qeveri e ka të pamundur të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, një prej të cilëve është lufta kundër korrupsionit, është nxjerrja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të korruptuar.

Çdo koncesion, çdo kontratë PPP-je është e lidhur ngushtë me vjedhjen publike që i bëhet pronës së qytetarëve, fondeve publike dhe pasurisë së tyre.

 Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin. Zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme, të çliruara nga Kampioni i Korrupsionit, Edi Rama!

Tabelat e publikuara nga PD-ja

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë