TIRANE- Në mbledhjen e sot, Grupi Parlamentar i PD ka diksutuar më shumë se 2 orë lidhur me denoncimin e bërë nga emisionet investigative për zgjedhjet e zhvilluara në Korçë për kreun e Bashkisë. Kështu është shprehur në fund të takimit, kreu i këtij grupi, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se “ky është një fenomen i njohur për të gjithë ne dhe i denoncuar nga ne”.
“E kemi denoncuar këtë fenomen që nga 23 Qershori, e kemi denoncuar blerjen e votave në të gjithë Shqipërinë, nga dy aleatët që sot drejtojnë dhe kanë pushtetin në dorë, Rama dhe Meta. Dje, siç të gjithë e ndoqëm, morëm konfirmimin se kemi të bëjmë jo me një rast të veçantë por me një sistem të ngritur e të përgatitur nga këto dy figura me qëllimin që vota e lirë e shqiptarëve të mos jetë më e lirë, që demokracia të mos jetë më demokraci, që parlamentarizmi të mos jetë më parlamentarizëm”, u shpreh Paloka.
Në vijim të deklaratës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD, tha se kjo forcë politike ka vendosue ngritjen e një Komisioni Hetimor në Parlament, për hetimin e këtij rasti.
“Ne si hap të parë kemi vendosur ngritjen e një komisioni hetimor në Parlament dhe sigurisht ky do të jetë vetëm hapi i parë pasi një ngjarje kaq të rëndë ne nuk mund ta lëmë as në heshtje dhe as në harresë. Bëhet fjalë për vetë themelet e demokracisë, për vetë themelet e pluralizmit në Shqipëri”, tha Paloka në fund të fjalës së tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PS: Studentët u paguan për rrugën