TIRANE- Komision hetimor parlamentar për blerjen e votave në Korçë. Ky ishte vendimi që mori dje pasdite grupi kuvendor i Partisë Demokratike. Duke e cilësuar vjedhje të hapur, PD tha se “liria e votës nuk është më e lirë”. Partia Demokratike ka marrë vendim për të ngritur një komision hetimor parlamentar për hetimin e votave të blera në zgjedhjet e Korçës të zhvilluara në 3 nëntor. Krahas hetimit që do t’i bëhet nga prokuroria e Korçës, që tashmë ka nisur punën, PD vendosi të hetojë paralelisht. Për më shumë se 2 orë diskutime, por pa debate mes kolegëve grupi parlamentar demokratik ka marrë vendimin për t’i shkuar deri në fund çështjes së blerjes së votës, nga fituesi i zgjedhjeve Sotiraq Filo, duke mbledhur fakte për t’iu paraqitur në komision.
Kreu i grupit, Edi Paloka, menjëherë pas mbledhjes tha publikisht, duke ju referuar edhe trasmetimit të vidios në emisionin ‘Fiks Fare” se: “Si hap të parë kemi vendosur ngritjen e një komisioni hetimor në Parlament dhe sigurisht ky do të jetë vetëm hapi i parë pasi një ngjarje kaq të rëndë ne nuk mund ta lëmë as në heshtje dhe as në harresë. Bëhet fjalë për vetë themelet e demokracisë, për vetë themelet e pluralizmit në Shqipëri”.
Paloka tha se këtë fenomen PD e ka denoncuar edhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “E kemi denoncuar këtë fenomen që nga 23 Qershori, e kemi denoncuar blerjen e votave në të gjithë Shqipërinë, nga dy aleatët që sot drejtojnë dhe kanë pushtetin në dorë, Rama dhe Meta. Dje, siç të gjithë e ndoqëm, morëm konfirmimin se kemi të bëjmë jo me një rast të veçantë por me një sistem të ngritur e të përgatitur nga këto dy figura me qëllimin që vota e lirë e shqiptarëve të mos jetë më e lirë, që demokracia të mos jetë më demokraci, që parlamentarizmi të mos jetë më parlamentarizëm.”, nënvizoi Paloka.
Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi më herët në media se Partia Socialiste damkosi dhe shkatërroi me paratë e pista zgjedhjet e mbajtura në Korçë. Reagimi vjen një ditë pasi "Fiks Fare" publikoi një video ku Shtabi Elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar. Basha thotë se kjo veprimtari kriminale u organizua nën hundën dhe bekimin e Edi Ramës me planin për ta përdorur gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme. “Fiks Fare kapi me presh në duar bandën që blente vota në bazë të një plani të detajuar të organizuar në zyrat e PS-së.
Banda e filmuar nga kamerat e Fiksit dhe për të ushtruar presion mbi zgjedhësit ushtruan veprimtarinë e tyre kriminale nën hundën dhe bekimin e Edi Ramës, me planin për ta përdorur gjerësisht në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Basha. Basha tha se ky është një krim i rëndë jo vetëm ndaj qytetarisë por dhe blerjes së votës dhe i kërkon prokurorisë të hetojë burimin e parave. “Prokuroria në mënyrë urgjente të kryejë sekuestrimin e të gjitha materialeve në selinë e PS-së dhe të hetojë organizatorët që përdorën paratë e mafias të blejnë pushtetin e bashkisë së Korçës. Hetimi duhet domosdoshmërit të shtrihet tek burimet e financimit”, tha ai. Ai shtoi se PD shumë shpejt do të zyrtarizojë kërkesën për anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe krijimin e kushteve për përsëritjen etyre me garanci kushtetuese.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com