TIRANË - Nga selia e PD-së, ish-zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, në një deklaratë për mediat, tha se kontrata e qeverisë me kompaninë “Crown Agents” mund të jetë një nga zullumet më të mëdha të kontinentit. “Dje pamë aktin e parë të një shfaqje mashtruese që ne e kemi paralajmëruar prej 1 muaji; qeveria nxitoi të shpallte lajmin se “Plani Rama” ishte realizuar në masën 105% nga dogana; 1 muaj më parë ne u treguam shqiptarëve që kjo do të ndodhte.
Por çfarë përfaqëson “Plani Rama” në të ardhurat doganore?
Me aktin normativ, qeveria Rama e uli me rreth 15% realizimin e të ardhurave nga doganat. Ç’do të thotë kjo? Realizimi (sipas qeverisë) me tejkalimin e planit në dogana, është në fakt 1,1 miliardë lekë, apo 11 milionë dollarë më pak se plani që kishte për detyrim të realizonte dogana.
E shprehur në përqindje, realizimi (sipas qeverisë) me tejkalim të planit në dogana, është as më shume, as më pak, por sa 90% e planit që Kuvendi i Shqipërisë i kishte vënë detyrë të realizonte, para se qeveria të miratonte “Planin Rama” me Akt Normativ.
Dëgjuam se u realizuan 800 milionë lekë më shumë se vjet, kur ne fakt ishte parashikuar që të realizohej 3 fishi i kësaj shume. Krahasohen me vjet dhe “harrojnë” të përmendin që vjet në tetor, me ligj, Doganës ju kalua përgjegjësia dhe e ardhura e akcizës që paguhej në Tatime dhe që është shumë më e madhe se 800 milionë lekë. Kënaqen (dhe për ketë mirë bëjnë), me faktin që në tetor realizuan me shumë se në shtator, kur po vetë e kishin qeverinë.
Por, a po bëhet kjo gjë vetëm për t’i shitur publikut se janë duke punuar? Pjesërisht po, dhe sado e rëndë që është kjo, në fakt është e keqja më e vogël. Ka një arsye tjetër shumë herë më të madhe dhe kjo është çështja “Crown Agents”, që për hir të së vërtetës mund të jetë një nga zullumet më të mëdha të kontinentit.
Për këtë kemi fakte shumë të rënda, që do t’i bëjmë publike nesër”, tha ai. Qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar të asistencës që ajo do u ofrojë doganave.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com