TIRANË – PD, njëjtë si socialistët me Akademinë Politike, ka nisur sot Programin Për Trajnimine Deputetëve të rinj. Janë 12 deputetë që hynë për herë të parë në parlament nga radhët e PD-së: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi, disa prej të cilëve nuk marrin pjesë.
Mungon Arjan Ndoja, i cili i ka shfaqur shenjat e para të ‘rebelimit’ gjatë seancës së kaluar në Kuvend teksa tha se s’do ta shohin duke i rënë tavolinave, duke iu referuar aksioneve kaotike të kolegëve të tij deputetë. Prezentë nuk janë edhe Manjola Luku, Kliti Hoti, Denisa Vata, Ivi Kaso pasi ka një angazhim për PD-në, si edhe Besart Xhaferri pasi ndodhet në një udhëtim në SHBA. Edhe Xhaferi ka sinjalizuar qëndrime kundër Berishës pasi tha se duhet të largohet nëse nuk fakton akuzat se 11 maji ishte farsë.
Në fjalën e tij, kreu i PD-së iu dha disa “leksione” të rinjve të tij, teksa u shpreh se roli i deputetit është “universiteti më i shkëlqyer politik”. Berisha u ankua se deputetët, pavarësisht rolit të rëndësishëm që kanë, kanë mbetur “me duar në xhepa” pasi nuk kanë staf në parlament. Sipas tij, nuk duhet të ishin rrogat për deputetët por të bëhej më shumë në këtë drejtim që ai thotë se mbetet një problem.
Pas Berishës, leksione për të rinjtë do të japin edhe besnikët e tij Flamur Noka, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj e Oerd Bylykbashi.
“Ju jeni deputetë me duar në xhepa. Jeni njerëz pa asnjë staf çka e gjymton punën e parlamentit. Jeni njerëz pa staf, qoftë për kontaktet e vazhdueshme me zgjedhësit, por jeni njerëz pa staf qoftë për mbështetjen e veprimtarisë tuaj në parlament. Ky është një parlament skeletik ta quajmë. Kur imagjinoj se jepen 220 mijë rroga në administratë dhe këto, dhe sheh parlamentarët pa asnjë ndihmës, ose të paktën të zënë dy-tre së bashku një zyrë... kjo është si ta përthash parlamentin. Ndaj dhe gjykoj se është e domosdoshme krijimi i kushteve parlamentarëve për të përmbushur me dinjitet profesionin e tyre. Ishte e gabuar, ua them unë ju këtu, rritja e rrogave të deputetëve. Jo se kanë ndonjë rrogë, të themi, stratosferike. Por shumë më e drejtë do të ishte shpenzime edhe më të mëdha për stafe të parlamentit.”, u shpreh Berisha.
Më tej, kryedemokrati pranoi se opozita e tepron me qëndrimet e saj, por shtoi se s’duhet që të lejojnë që parlamenti të shkatërrohet nga maxhoranca. Ai përmendi edhe votimin e programit politik brenda 25 minutave seancë disa javë më parë, teksa edhe “pushtuesit nuk e imponojnë një gjë të tillë”.
“Është e vërtetë se opozita mund ta teprojë në qëndrimet e saj. Por kjo nuk do të thotë kurrë të shkatërrohet parlamenti dhe parlamentarizmi. Dhe në fund të fundit, opozita nuk ka detyrë tjetër përveçse të qëndrojë opozitë. Është një fillim i frikshëm i parlamentit këtë vit. Është nxjerrë jashtë çdo lloj konteksti. Kurrë nuk mund të ndodhte që programi 4-vjeçar i qeverisë dhe ministrat të votohen për 28 minuta. Asnjë pushtues, edhe pushtuesit që krijojnë një qeveri, nuk i imponojnë një gjë të tillë një parlamenti. Ndaj dhe kjo tregon se ne kemi përsëri një rrugë të vështirë dhe të gjatë për të bërë.”, shton ai.
Strategjia e trajnimit të deputetëve u nis nga socialistët, e cila menjëherë pas zgjedhjeve të 11 majit, u organizua nëpërmjet Akademisë Politike për të trajnuar skuadrën e re të deputetëve të rinj para se ata të hynin në dyert e Kuvendit në shtator.
Gjashtë deputetë nuk iu bashkuan takimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në ‘leksionet’ e Sali Berishës dhe besnikëve të tij. Arjan Ndoja, Manjola Luku, Kliti Hoti dhe Denisa Vata nuk shkuan fare në takim, ndërsa Ivi Kaso mungoi për shkak se kishte një angazhim në PD.
Ndoja, i cili nuk iu bashkua leksioneve, në një fjalim më herët në parlament pati deklaruar se nuk shkon në Kuvend me regji dhe asnjëherë nuk do t’i bjerë tavolinave.
Në takim ra në sy edhe mungesa e deputetit Besart Xhaferri, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA, atje ku kryetari i tij nuk shkel dot për shkak se është i shpallur non grata. Madje, Xhaferri pak ditë më parë i kërkoi Berishës largimin e tij nëse nuk vërteton farsën dhe nëse nuk e çon vendin sërish në zgjedhje.
Komente













Vetëm shpellarët shkojnë pas Sali non grstës....
Përgjigju