PD: Korrupsion me ndërtimet
propaganda e Ramës mashtruese

PD: Korrupsion me ndërtimet<br />propaganda e Ramës mashtruese
Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë, dhe më konkretisht kryeministrin Edi Rama, me pretendimin se me urdhër të tij, INUK po ndërmerr aksione selective e korruptive të prishjes së ndërtimeve pa leje.

Ishte deputeti i Partisë Demokratike Bedri Mihaj, i cili në një dalje për mediat, akuzoi se po prishen ndërtime për t’I hapur rrugë themeleve klienteliste të kryeministrit Rama.
Në këtë kuadër, Mihaj u shpreh se edhe propaganda e Ramës për ndërtimet pa leje është mashtruese dhe i shërben aferave kliemnteliste.

Më poshtë fjala e plotë e deputetit Bedri Mihaj:

"Me bekimin e Edi Ramës, dhe me përkujdesin e tij të vecantë, INUK ka thelluar këto ditë një aksion selektiv e korruptiv të prishjes së ndërtimeve më vend. Me arbitraritet, ditën për diell, e në sytë e të gjithëve, prishet shtëpia e dikujt që nuk ka njohje e lidhje me oligarkinë, dhe lejohet ndërtimi i dikujt tjetër që ka njohje, ka lidhje me oligarkinë në pushtet. Me bekimin e Edi Ramës, dhe me kujdesin e tij të vecantë, po ndërtohet këto ditë pa leje. Ditën për diell dhe në sytë e të gjithëve. Ka raportime për themele që hidhen dhe tulla që vihen pa leje, nga bregu i jugut deri në Shkodër. Këto janë sarajet e miqve dhe klientelës së Edi Ramës. Këto shembje selektive e korruptive të ndërtimeve, dhe ndërtimet pa leje që po mbijnë si kërpudha qeveritare lart e poshtë, vazhdojnë edhe tani që propaganda e Kryeministrit për territorin arrin kulmin. Propaganda e tij mashtruese, bëhet shqetësuese kur ndodh në sytë e Policisë së Shtetit, e cila thirret nën armë për interesat klienteliste të Kryeministrit me territorin, ndërkohë që krimi po shtang cdo ditë qytetarët, kur aksidentet po marrin jetë njerëzish, kur vjedhjet, e grabitjet me dhunë nuk ndalen e nuk ndalen. Shqiptarët po jetojnë cdo ditë realitetin kur qeveria dhe inuku i saj dhunojnë dhe sillen arbitrarisht me pronën. Shkelin ligjin dhe e shtypin qytetarët. Lejojnë miqtë e tyre të kamen dhe në të njëjtën kohë tregohen të pamëshirshëm me të pamundurit, me ata që nuk kanë fije me oligarkinë. Shqiptarët po jetojnë cdo ditë realitetin e përkeqësimit të rendit dhe pasigurisë publike. Çdokush e kupton se vetëm Edi Rama, Ilir Meta e Koco Kokëdhima dhe oligarkia e tyre jetojnë në realitetin virtual të propagandës qeveritare. Propagandë që refuzohet e hidhet në kosh nga cdo shqiptar."

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden

Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden