/ATSH/ -Kandidati për kryebashkiak i Partisë Demokratike në bashkinë e Tiranës, Halim Kosova u takua me familje të vjetra tiranase ku ndau me ta historinë e paraardhësve të tij dhe ku u angazhua për respektimin e të drejtës së pronës. Kosova vlerësoi bujarinë tiranase dhe u shpreh se prona e secilit është dhe do të konsiderohet prej tij si e shenjtë.
"Të parët e mi u nisen drejt një jete më të mirë drejt Tiranës dhe jeni pikërisht ju ato që i hapët derën që në vitin 1913, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe ndatë bukën bashkë më familjen e gjyshit tim. Në vitin 1948, gjyshi internohet dhe rikthehet në vitin 1953 ku me gjysëm zëri do t'a them që edhe njerëzit e vetë nuk i hapën derën se kishin frikë nga regjimi dhe keni qenë pikërisht ju që ja keni hapur derën. Familja Rrahmani tek rruga "Hoxha Tasim" që i pranoi në shtëpi, që ju i pranuat në shtëpi dhe që e keni organizuar edhe dasmën e babait tim nga ku dola unë", u shpreh Kosova.
"Prona e çdokujt është e shenjtë, asnjë institucion, asnjë qytetar tjetër i Tiranës nuk do të gëzojë projekte madhore në kurriz të qoftë edhe një qytetari të vetëm që është pronar diku që e ka dem baba dem siç e thotë edhe ai këngëtari i mirënjohur", tha ai.
"Ju premtoj që jo vetëm jam këtu që të kandidoj për Bashkinë e Tiranës si një njeri që do përkrah çdo lloj projekti që zhvillohet në të mirë të qytetarëve në vite, por jam këtu që edhe padrejtësinë që u është bërë qytetarëve të Tiranës, në veçanti ju, ta vëmë së bashku në vendin e duhur në vendin që ju meritoni", shtoi Kosova.
"Nuk besoj se këtu mund të ketë një njeri që nuk voton për Partinë Demokratike dhe Halim Kosovën, unë do t'ju bëj një thirrje të thjesht dhe të sinqertë, ne jemi të gjithë me prejardhje nga fshati, ose kemi miq nga fshati, Tiranës i janë bashkangjitur 14 komuna, neve nuk duhet të na zë vendi deri sa më 21 qershor z. Halim Kosova të jetë kryetar bashkie. Të shpërndahemi e të punojmë nga mëngjesi në darkë me miqtë tanë e njerëzit tanë, kudo që janë në mënyrë që ne të arrijmë fitoren", shprehet një përfaqësues i familjeve të vjetra.
"Kam lënë çdo gjë me dëshirën e madhe që t'ja jap këtë gëzim këtij vendi, që çfarë do të thotë që në krye të punës të jetë një njeri i ndershëm, që kurrë në jetën e vetë nuk ka futur dorën në xhepin e askujt. Por përkundrazi për një "faleminderit", vetëm për një "faleminderit" kam ndejtur 7 orë pa lëvizur nga operacioni kur diskutohej jeta e një gruaje", tha Kosova.
/Shqiptarja.com