TIRANË-Partia Demokratike akuzon qeverinë e majtë se po vendos në krye të Drejtorive Arsimore në Rrethe por edhe në kryqytet militant të Partisë Socialiste.
Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi deklaroi se qeveria ka mbyllur farsën e konkurseve duke vënë dje në skenë aktin e fundit të kontrollit partiak duke vendosur në krye të Drejtorisë Arsimore në Tiranë Mimoza Kuqin militante e njohur e Partisë Socialiste.
“Çdokush mban mend angazhimin e saj në të gjitha zgjedhjet e të majtëve, por veçanërisht në këto të fundit ku zonja Kuqi ishte aktore kryesore në spotin televiziv të Partisë Socialiste, ku bënte thirrje për të votuar numrin 29”-deklaroi Vorpsi.
Partia Demokratike hedh dyshime të forta mbi transparencën e emërimeve të drejtuesëve në arsim. “Edhe procesi i zhvilluar në rrethe, por veçanërisht konkursi i djeshëm për Tiranën nxorri në pah gënjeshtrat e përsëritura të Kryeministrit për mbajtjen e arsimit larg politikës. Kudo janë caktuar në krye të drejtorive arsimore funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim” thekëson PD.
Kjo forcë politike shkon edhe më tej duke sjellë fakte dhe emra konkret për pushimet abuzive të arsimtarëve.
“Këta drejtues partiakë të arsimit në vend, kanë filluar menjëherë nga puna, duke bërë shkarkime masive të drejtorëve të shkollave dhe mësuesve. Në Berat e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetari i Degës së Partisë Socialistë. Në Vlorë e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetarja e grave socialiste”-ngre shqetësimin PD.
Më tej përmenden me radhë drejtuesit e arsimit në rrethe si Gramshi, ku aktualisht është emëruar kryetarja e Partisë Socialiste të këtij rrethi.
“Në Gjirokastër është vendosur udhëheqësja e fushatës së Partisë Socialiste. Në Fier, sekretari i deputetit socialist, në Dibër, nënkryetari i Partisë Socialiste ndërsa në Elbasan është emëruar në këtë post gruaja e një drejtuesi të lartë të PS-së”.
Sipas të djathtëve emërimet abuzive kulmojnë me Tiranën, ku është emëruar në krye të arsimit zonja e spotit të Partisë Socialiste.
“Kjo është hipokrizia e Edi Ramës me standartet, ky është koncepti i Edi Ramës për shkatërrimin e arsimit, ky është revanshi i Edi Ramës në shkollat tona publike”-akuzon Partia Demokratike.
Redaksia Online
(ah/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com