Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka denoncuar se kreu i PS Kavajë, Gentian Daja është dënuar për trafik droge në Itali dhe Gjermani.
Përmes një deklarate për mediat Ristani i drejtohet Ramës me pyetjet se nëse i keni besuar Partinë Socialiste të Kavajës të cilit sipas tij i ka dhënë Drejtorinë rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor, një person me precedentë të fortë penalë.
“Kavaja, por dhe më gjerë, e njohin mirë kryetarin dhe shefin tuaj të transportit. Është mirë që të bëni transparencë për rilindasin tuaj që ta njohin më mirë të gjithë qytetarët.”-shprehet Ristani
Fjala e Plotë e deputetit të Partisë demokratike Arben Ristani
Edi Rama risolli dhe një herë fjalën e harruar rilindje në një shëtitje që bëri në Kavajë.
Sot kudo në Shqipëri, rilindja është burim barsaletash, por në Kavajë, ka edhe një arsye më shumë për të mos e besuar Edi Ramën. Dhe arsyeja është rilindasit që ishin në krahun e djathtë të Kryeministrit.
Kemi sot disa pyetje për Edi Ramën.
A është Gentian Daja, që i keni besuar Partinë Socialiste të Kavajës dhe i keni dhënë Drejtorinë rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor, një person me precedentë të fortë penalë.
Z.Rama, a është krahu juaj i djathtë për Kavajën dhe transportin e Tiranës, person i dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge.
Rama, është kryetari juaj për Kavajën, dhe shefi i transportit për Tiranën, person i dënuar në Franfurt të Gjermanisë për trafik droge.
Kavaja, por dhe më gjerë, e njohin mirë kryetarin dhe shefin tuaj të transportit.
Është mirë që të bëni transparencë për rilindasin tuaj që ta njohin më mirë të gjithë qytetarët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO