PD: Kreu i Transportit Sarandë
i sapoemëruar, trafikoi kanabis

PD: Kreu i Transportit Sarandë<br />i sapoemëruar, trafikoi kanabis
TIRANË – Partia Demokratike ka vazhduar të publikojë fakte, sipas saj, që provojnë se Kryeministri i vendit është i përfshirë në trafikun e drogës, duke u hapur rrugën trafikantëve dhe emëruar ata në poste të rëndësishme të shtetit. Menjëherë pas saj ka reaguar edhe institucioni i akuzuar sot, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Sipas deputetit Arben Ristani, që publikoi edhe dy faksimile gazetash me artikujt e kohës,  Klemend Balili që është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Transportit të Sarandës është arrestuar në korrik të vitit 2006 me 750 kg kanabis. Ai dyshohet se udhëhiqte një grup kriminal në atë zonë.

Ristani tha: "Emërimi në poste kyçe të personave me precedent të rrezikshëm kriminalë, është një nga arsyet pse trafiku i drogës ka lulëzuar në çdo cep të Shqipërisë. Edi Rama ka treguar me të vërtetë vendosmëri në përfshirjen në administratë të këtyre personazheve, që shpesh kanë bërë bujën e kronikës së zezë në vend. Klemend Balili është arrestuar ne korrikun e vitit 2006, me 750 kilogramë kanabis. Aksion  i suksesshëm i policisë në atë kohë, pasi i arrestuari dyshohej se drejtonte një klan kriminal në Sarandë e përreth. Sot, Edi Rama, njeriun e 750 kilogramëve kanabis, e ka bërë Drejtor të Drejtorisë Rajonale të Transportit në rrethin e Sarandës. Ja pra kush është modeli i qeverisës së Edi Ramës. Ja përse droga ka shpërthyer ngado. Sepse Kryeministri jo vetëm u ka hapur rrugën trafikantëve, por u ka dorëzuar edhe zyrat e rëndësishme të shtetit,"- përfundoi ai.
 
Klement baliliklement balili
















(Në foto: Dy faksimile gazetash me artikujt e kohës, për Klemend Balili)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç