TIRANE- Partia Demokratike akuzon sërish mazhorancën se pas një viti në pushtet “ka kriminalizuar administratën dhe parlamentin”. Në një deklaratë për shtyp, PD thotë se trafikantët e drogës kanë kapur poste kyçe në administratë. Duke u ndalur edhe tek deklarata e kryeministrit Rama se ministrat do të largohen nga detyra në rast skandalesh, PD thotë se vetë kreu i qeverisë ka heshtur deri më tani lidhur me denoncimet e bëra nga kjo forcë politike.
“Nuk ka sot lajm më qesharak se sa ajo që Kryeministri u paska thënë ministrave të tij se do të largohen vetëm në rast skandalesh. Edi Rama është kryeministri me skandale të paprecedenta me emërimet e tij kriminale, në këto 23 vite, i denoncuar me prova e me fakte, për drejtorët e zyrave, kreun e këshillit të qarkut, e deri tek deputeti i tij i Lezhës, persona të dënuar e të përfshirë në punët më të mynxyra, dhe ai ka heshtur, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Sipas kësaj force politike, mazhoranca qeverisëse ka thelluar “propagandën boshe”.
Deklaratë e plotë e Partisë Demokratike
Një bilanc ka të sigurt Edi Rama një vit pas ardhjes në pushtet, që është kriminalizimi i administratës dhe i Parlamentit. Kriminalizimi po rezulton çdo ditë se nuk ka qenë sporadik, por ka ndodhur sipas një udhërrëfimi të saktë e me kalkulime të ftohta.
Trafikantët e drogës, kanë kapur postet kyce, zyra që u shërbejnë për të thelluar aktivitetin e tyre të mëparshëm. Po ashtu, personat me precedentë të fortë penalë janë shpërblyer me vende pune të lakmuara për abuzuesit.
Shërbimet, transporti, lojërat e fatit, kontrolli në Rinas. Të gjitha këto vende i bashkon sot një gjë e përbashkët, se janë sot në dispozicion të të dënuarve dhe personave me precedentë penalë kryesisht në trafikimin e drogës.
Pasi kanë gjetur bekimin e Ramës për emërimin e tyre në vendet e dëshiruara, personat me të shkuar kriminale kanë dhe një bekim, edhe më të fortë, nga Kryeministri, heshtjen e tij.
Dhe nuk ka sot lajm më qesharak se sa ajo që Kryeministri u paska thënë ministrave të tij se do të largohen vetëm në rast skandalesh.
Edi Rama është kryeministri me skandale të paprecedenta me emërimet e tij kriminale, në këto 23 vite, i denoncuar me prova e me fakte, për drejtorët e zyrave, kreun e këshillit të qarkut, e deri tek deputeti i tij i Lezhës, persona të dënuar e të përfshirë në punët më të mynxyra, dhe ai ka heshtur, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim.
Inkriminimi dhe heshtja e Ramës janë një mburojë e sigurt dhe për ministrat e tij, dhe edhe një herë sot Kryeministri vetëm sa bëri një hap tjetër në thellimin e propagandës boshe pa asnjë lidhje me realitetin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com