TIRANE - Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka vënë në krye të inspektimit të Universiteteve, një persona që ka marrë doktoraturë false.
Koordinatori i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat tha se kryeinspektorja e Arsimit të Lartë Ejona Isufi e ka marr diplomën e doktoraturës nga një mashtrues francez që është dënuar nga Gjykata e Tiranës.
“Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin.
Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej.
Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.
Media të rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm.
Kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, pra modeli i përsosmërisë në edukim sipas Edi Ramës, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës.
Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka.
Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.
Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit.
Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve”, tha Salianji.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
27.1%
-
Jo
66.9%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 133
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bundesliga/ Bayern Munich fiton dhe nis shkëputjen! Ndalen Leverkusen e Dortmund, tri pikë për Mainz
25 Janar, 21:30
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare
25 Janar, 21:24
-
"Një kapitull i ri po fillon", Samanta Karavella zbulon shtatzëninë dhe prezanton për herë të parë partnerin
25 Janar, 21:20
-
Projektligji në konsultim/ ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’, do jetë ShA, 51% e aksioneve të shtetit! Kredi vetëm bizneseve të nënfinancuara, do mbledhë edhe kursime
25 Janar, 21:12
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
FOTO/ Dy makinat e djegura nga flakët në garazhin e pallatit 8-katësh te Kompleksi 'Kika' në Komunën e Parisit
25 Janar, 21:03
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
VIDEO/ Manchester City përmbys 3-1 Chelsean dhe e kalon në renditje
25 Janar, 20:34
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Shuhet Kryepeshkopi Janullatos/ Kisha Ortodokse në Amerikë: Figurë e madhe në botën moderne ortodokse
25 Janar, 20:11
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08