PD: Kryeministri, dhunë ndaj
nëpunësve, miting me administratën
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, ka thirrur një miting me punonjësit e administratës duke shtuar se, kjo është një dhunë që ushtrohet nga ana e qeverisë.
TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se, ka thirrur një miting me punonjësit e administratës duke shtuar se, kjo është një dhunë që ushtrohet nga ana e qeverisë.
“Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot një miting me administratën publike, ndërkohë që qindra e mijëra punonjës janë urdhërua nga shefat e tyre që të jenë prezent.
Kundër vullnetit të tyre, nëpunësit do të jenë të detyruar të duartrokasin sot Kryeministrin pas orarit zyrtar të punës, sepse shefit të madh i nevojiten ovacione në krye të 100 ditëve me bilancin më të dështuar në historinë e qeverive shqiptare”, ka bërë të ditur gjatë një deklarate për median, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Sipas saj, “ka qenë përbetuar Edi Rama se asnjëherë nuk do të detyronte administratën që ta ndiqte atë pas, por sot shefat e ministrive e të institucioneve të tjera kanë bërë gati në mënyrë ushtarake listat e pjesëmarrjes, listat e duartrokitjeve të sforcuara.
Kryeministri Rama e bën këtë takim me administratën, teksa ka qënë për më shumë se 3 muaj në krye të operacionit të spastrimit të nëpunësve civilë e profesionistëve, e zëvendësimit të tyre me militantë të pagdhendur, si shpërblim për fushatën elektorale”.
“Kryeministri Edi Rama bën takim me administratën, pasi ka larguar mijëra specialistë, zonjë e zotërinj të përkushtuar në detyrë, dhe i ka zëvendësuar ata me duartrokitësit e orës 5.
Sot administrata ka nevojë për ligjshmëri, për forcim të kapaciteteve, për stabilitet. Këtë kërkon integrimi europian dhe partnerët tanë. Mitingjet qeveritare, demagogjia për të fshehur terrorin mbi nëpunësit civil, dhe farsat e konkurseve që sjellin ën drejtim të arsimit drejtuesit e partisë socialiste, janë e kundërta e nevojave të vendit”, përfundoi deklaratën e saj, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26