PD kthehet në identitet, Flamur
Noka kërcënon me '97 të dytë/VIDEO

PD kthehet në identitet, Flamur<br />Noka kërcënon me '97 të dytë/VIDEO
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërcënuar me përsëritjen e një përplasje civile si në 97-n për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Teksa replikonte në seancën e fundit plenare të këtij viti me kolegët e maxhorancës, nga foltorja e Kuvendit ai akuzoi këta të fundit se po tentojnë të blejnë zgjedhjet e ardhshme me paratë e krimit e drogës.

Por sipas tij, "deputetët e maxhorancës nuk do gjejnë vrimë të futen nëse prekin këto vota". 

"Prandaj ky kakaris këtu se mendon se do ta votojnë prap shqiptarët, se beson akoma te forca e krimit të organizuar dhe te forca e strukturavge kriminale të drogës që do të blejë dhe shantazhojë votën. Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t'ju duket lule '97-a, ç'a ka për t'ju gjetur. Po guxuat të prekni qoftë edhe një votë. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën, Do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni", u shpreh Noka.   

1997-a është një nga vitet më të trishta në historinë e shtetit shqiptar. 

Mbetet e çuditshme sesi guxon një ish-ministër i Brendshëm i cili duhet të ketë pararojë të punës së tij rendin dhe sigurinë publike, të shqiptojë me gojën e tij, "krenarinë" për atë vit të mbrapshtë. 

Dikush duhet ta ilumojnë PD-në e sotme, madje edhe Flamur Nokën se në ato vite ka qenë i papërfillshëm e ndoshta s'e ka kuptuar çfarë ka ndodhur, se në 1997-ën shqiptarët ishin në prag të luftës vëllavrasëse, si pasojë e rënies së shtetit prej piramidave financiare të ligjëruara nga pushteti i PD-së së asaj kohe dhe Shqipërisë iu cenua sovraniteti territorial në të katër anët.    

PD bën mirë të distancohet sa më shpejt nga qëndrime të tilla destruktive të cilat e largojnë atë gjithnjë e më shumë nga fryma e moderuar që aspiron Lulzim Basha. 

Redaksia Online
i.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik