PD kundër 'Drejtësisë', çon në
Kushtetuese edhe KLGJ e KLP

PD kundër 'Drejtësisë', çon në<br />Kushtetuese edhe KLGJ e KLP
TIRANE-Partia Demokratike sërish deklarohet hapur kundër Reformës në Drejtësi. Pas Vettingut, selia blu sot ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dy ligje të tjera të paketës së Reformës në Drejtësi me pretendimin se janë antikushtetuese.

Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorit (KLP). 

Sipas PD-së, dy ligjet për institucionet e reja të drejtësisë kanë kaluar në parlament pa votën e opozitës.

Partia Demokratike pretendon se ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë, që parashikon, ngritjen e KLP dhe KLGJ, konsiderohet nga demokratët si një ligj në shkelje flagrante të kushtetutës.  

Nisur nga këto pretendime, PD kërkon shfuqizimin e këtyre 2 ligjeve shumë të rëndësishme për reformën në Drejtësi. 

Ligji për dy organet e reja të drejtësisë u miratuan me votat e maxhorancës në seancën e 3 Nëntorit.  

PD bën këtë levizje vetëm një ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të shpallë vendimin për ligjin mbi Vettingun.

Ashtu sikurse edhe me Vetting-un, PD del hapur kundër këtyre 2 ligjeve.

Ndonëse Venecia u shpreh qartë se Vetting-u është në përputhje me Kushtetutën, PD deklarohet sërish kundër. Në përpjekje për të zvarritur zbatimin e Reformës në Drejtësi PD bën lëvizjen e tjetër, bllokimin e ligjit për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorit.

Me këtë hap të hedhur sot, PD del hapur se është kundër Reformës në Drejtësi. Kjo përforcohet dhe nga deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha dhënë sot për gazetarët.

Vettingu, Basha: Nuk e kemi me nxitim. Paralajmeruam ankimimin e KLGJ e KLP 
PD shprehet se e ka paralajmëruar se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligjet që nuk ka votuar në Kuvend.  Kreu i PD, Lulzim Basha e theksoi sot këtë në një komunikim me gazetarët dhe duke i mëshuar faktit se, nuk ka rëndësi më se kur shprehet Kushtuesja për Vettingun. 

Ndërkohë ju keni çuar në Kushtetuese edhe KLGJ dhe KLP?

Partia Demokratike ka vepruar në bazë të gjithë atyre që ka paralajmëruar.

Çfarë prisni nesër nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Veting-ut?

Atë që prisni edhe ju, vendimin, në qoftë se e ka nesër, nëse jo, kur ta ketë.

Partia Demokratike ka ankimuar edhe ligjin për KLGJ-në dhe KLP-në, si e mendoni ecurinë e reformës në drejtësi?

Reforma në drejtësi do të bëhet siç është përcaktuar me 22 korrik, një drejtësi e pavarur dhe e pakapur. Jo një drejtësi e kontrolluar nga Kryeministri për hesap të Lul Berishës, Armando Prengës, trafikantëve të drogës dhe të shitblerësve së votës të  cilët kërkon t’i amnistojë nesër në Kuvend.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen