PD kundër hapjes së universiteteve: Akt kriminal, Rama-Shahini të mbajnë përgjegjësi sipas Kodit të ri Penal (VIDEO)

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të hapur auditorët e universiteteve për 3 javë për ata që diplomohen dhe dhënien e provimeve në sezonin korrik -gusht ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho e cilëson këtë akt kriminal dhe të papërgjegjshëm të qeverisë duke rrezikuar jetën e studentëve e pedagogëve dhe kërkon që në mënyrë të menjëhershme të anulohet ky vendim dhe të konsultohen fillimisht me drejtuesit e universiteteve dhe studentët. Spaho thotë se për këtë akt kriminal duke rrezikuan infektimin e pedagogëve dhe studentëve dyshja Rama-Meta duhet të mbajnë përgjegjësi sipas Kodit të ri Penal.

Në lidhje me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve në Universitete, Spaho thotë se Rama kërkon të vjedhë dhe këto për të vendosur njerëzit e vetë ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato në Akademinë e Shkencave. PD e cilëson këtë në një veprim të papërgjegjshëm dhe se duhen anuluar për t'u zhvilluar vetëm kur vendi të jetë kthyer në normalitet.

Deklarata e Plotë e Edmons Spahos

Fermani i Edi Ramës, që u shpall me gojën e Besa Shahinit, për fillimin e mësimit në auditorët e Universitetit, është në rastin më të mirë i papërgjegjshëm dhe ne rastin me te rende, kriminal dhe me pasoja serioze per shendetin e studenteve dhe pedagogeve.

Ai eshte tregues i qarte i menyres se si kjo qeveri po menaxhon kete krize kaq te madhe qe ka perfshire tere globin. Edi Rama nuk ka strategji per daljen nga kriza, ashtu sikurse nuk kishte ne fillimet dhe vazhdimin e saj.

Ai me kokefortesi vepron sipas tekave te tij prej diktatori, pa konsultuar personelin akademik, drejtuesit e Universiteteve dhe studentet.

Hapja e Universiteteve pa marre mendimin e pedagogeve dhe administratoreve te tyre, mbi mundesite qe ata kane per te garantuar distancimin social, mjetet mbrojtese dhe disinfektimin teresor te ambienteve dhe paisjeve, tregon sa te papergjegjshem jane klika qe na drejton sot dhe sa pak e vene ne pune mendjen dhe sa pak i vret ndergjegja per shendetin e qytetareve dhe rreziqet qe atyre ju kanosen ne javet e muajt e ardheshem.

A do te mbajne pergjegjesi Edi Rama dhe Besa Shahini, ne perputhje me kodin e ri penal qe sapo miratuan, nese edhe nje student apo pedagog i vetem infektohet nga koronavirusi?

Asnje Universitet ne Europe nuk ka deklaruar rithirrjen e studenteve ne auditore. Te gjithe po kalojne ne dhenjen e provimeve online per vitin shkollor ne vazhdim.

Ministria e Arsimit e Shqiperise ne kundershtim me strategjine qe ka ndjekur deri me sot, duke mos garantuar asnje mase per mbrojtjen e pedagogeve dhe studenteve, duke mos ofruar asnje ndihme ndaj Universiteteve, me papergjegjshmeri vendos rihapjen e tyre.

E njejti veprim i papergjegjshem dhe kriminal qe po ndiqet me Universitetet u ndoq me fasonet duke ju lene atyre pergjegjesine e perhapjes se mundeshme te epidemise ne ambientet e punes, si dhe shkurtimet e punonjesve nga puna.

Por jo cdo gje behet nga padija, injoranca dhe kokefortesia. Kembengulja per te zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e te gjitha niveleve ne Universitete, tregon qellimin e vertete te kesaj qeverie te paturp.

Pasi vodhen zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhen zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjedhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.

I bejme thirrje Edi Rames dhe Basa Shahinit te anullojne vendimin per hapjen e Universiteteve dhe te konsultohen sa me pare me trupen pedagogjike, drejtuesit e universiteteve dhe studentet, per menyren dhe afatet se si do mbyllet ky vit shkollor.

Paralelisht me kete, te anullohet procesi i zgjedhjeve ne Universitete, si nje veprim i papergjegjshem dhe flagrat i shtrirjes se pushtetit monist edhe ne Universitete dhe ti zhvilloje zgjedhjet vetem kur vendi dhe sistemi arsimor te kete hyre ne normalitet.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/05/2020 22:30

    Ik more fshatar fundërrinë !

    Përgjigju
  • studenti: 01/05/2020 20:11

    o k** i shqupit jeni shum te ceket ...jeni per gjynah e nuk jua var njeri

    Përgjigju
  • redi: 01/05/2020 19:45

    Nuk e kuptoj reagimin e ketij personi ? Disa dite me pare e quanin Ramen diktator qe nuk zbaton kushtetuten per lirine e njerezve .Saliu uleriste per protesta kunder Ranes per mos lejom te njerezve te dalin jashte.Tani qe Rama lejon hapjen e dusa degeve ne universitete e quan shkajtar te padojave qe do vone(qe kurre mos ndodhshin .Tani ke llogjike te pranjme or qyp ,pasi Rama cdo veprim qe ben pyet keshillin e mjekeve specialiste dhe nuk vepron me koken vet

    Përgjigju
  • Traskop Kacija: 01/05/2020 18:19

    Kur ju "dhembka" shpirti per njerezit pse nuk dilni te kerkoni falje per 30 jetet e humbura ne kohen e qeverisjes tuaj z. Spaho 26 ne Gerdec dhe 4 ne 21 janar?

    Përgjigju
  • studenti: 01/05/2020 18:18

    ore po qenkq i poshter ky RAMA bravo Mondi .Mynyri e ka bere universitetin model ore Mondi po qenke k*** fare

    Përgjigju
  • GËRDALLA DORDOLEC SPAHO: 01/05/2020 18:04

    MU MU MU MU MU SPAHO LOPA.

    Përgjigju
  • Hahaaaa: 01/05/2020 17:52

    Bufi Pulave Soaho

    Përgjigju
    • Hahaaa: 01/05/2020 18:16

      Edhe si nje top**ut

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja