PD kundër Manastirliut: 160 mjekë u larguan nga Shqipëria gjatë 2018

PD kundër Manastirliut: 160 mjekë u larguan nga Shqipëria gjatë 2018

Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në sistemin shëndetësor publik janë punësuar gjatë vitit 2018 153 mjekë dhe 820 infermierë. Por PD ka dalë kundër këtyre shifrave. 

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook për shifrat e mjekëve e infermierëve që kanë ikur dhe atyre që duan të ikin nga Shqipëria. Deputeti demokrat thotë se gjatë vitit 2018 janë larguar nga Shqipëria 160 mjekë, ndërsa 78% e punonjësve të sistemit shëndetësor duan të ikin jashtë vendit.

Ja postimi tij i plotë:

Nderkohe qe ministrja Manasterliu deklaron qe per 10 mujorin e pare te 2018 jane punesuar 153 mjeke dhe 820 infermiere, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjeke kete vit kane zgjedhur te ikin nga Shqiperia .

Ne 2017 kane aplikuar 617 infermiere kurse kete vit jane ne proces 350 infermiere per t'u larguar. 78% e mjekeve duan te ikin nga vendi sipas sondazhit te publikuar se fundmi.

Mashtrimet per rritje pagash nuk funksionojne me. Me kete ritem ministria nuk arrin dot te plotesoje as vendet e lena bosh nga mjeket dhe infermieret qe largohen nga skamja, krimi dhe deshperimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy