Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka dalë në një deklaratë për media, ku kundërshton projektligjin për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke e cilësuar antikushtetues.

Zhupa paralajmëroi se do të ndjekin të gjitha rrugët demokratike për mbrojtjen e interesit të pedagogëve dhe akademikëve.

“Dua të bëj të qartë që kundërshtojmë këtë projektligj ashtu si kundër mbështeteshim qëndrimet kundërshtuese dhe amendimet e sindikatës së arsimit lartë dhe konferencës së rektorëve. Arsyet themelore por jo të vetmet pse ku projektligj është i papranueshëm për ne. Së pari ligji duhet mos bjer në kundërshti me Kushtetutën, sic bie tashmë në pikën 7, të nenit 57 se, “7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”, tha ajo. 

Zhupa tha se projektligji zhbën titujt e gradave të profesorëve dhe se një ligj të tillë nuk e gjen ne asnjë vend të BE-së.

 “Së treti zhbërja e këshillit shkencor me përbërje ministrash dhe drejtorësh politik me në krye kryeministri Rama, një model antishkencor dhe antieuropian. Veçse futje duarve në kontrollin e dijes duke tentuar të centralizoj shkencën. Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar”, tha ajo.