-
PS rrëzon dekretin e Begajt, ktheu ligjin 'Për inspektimet', merr edhe 5 vota nga opozita! Zgjatet afati i Komisionit hetimor për 'Sterilizimin e Check Up'! Miratohet 'Kërkimi Shkencor'
Mazhoranca rrëzoi me 74 vota dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin për inspektimet. Kundër veç deputetëve socialistë kanë votuar edhe 5 deputetë të opozitës, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Gezim Ademi dhe Nusret Avdulla.
31 Tetor, 12:48 -
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
Gjatë tryezes së diskutimit me 70 pedagogë të universiteteve të ndryshme, me temë ‘Shkenca (jo) politike’, Zhupa tha se projektligji bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimet e saj, ndërsa krijon gjithahstu përplasje me ligjin e arsimit dtë lartë dhe Akademinë e Shkencave.
18 Tetor, 19:41 -
Kërkimi shkencor, edhe sindikatat e Arsimit të Lartë kundër draftit të qeverisë: Të tërhiqet për rishqyrtim
Edhe sindikata e Arsimit të Lartë kërkoi tërheqjen për rishqyrtim të ligjit të ri për “Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”. Ashtu si konferenca e i rektorëve, sindikata kërkoi sa më pak përfshirje të politikës në kërkim shkencor.
16 Tetor, 20:58 -
Konferenca e Rektorëve kundër pr.ligjit për kërkimin shkencor: Cenon autonominë e lirisë akademike! Duhet të rishikohet dhe ligji për arsimin e lartë
Konferenca e Rektorëve është e shqetësuar për pr.ligjin për kërkimin shkencor i cili siç thonë ata bie ndesh me Kushtetutën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cenon lirinë akademike.
14 Tetor, 19:02 -
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë! Rama uzurpator
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish për pr.ligjin e kërkimit shkencor. Në një deklaratë për mediat, Xhixho tha se ligji për kërkimin shkencor zhvesh nga përgjegjësia dhe detyrat universitetet dhe institucionet, duke e vënë në kontroll të Ramës.
14 Tetor, 16:00 -
Debate rreth projektligjit “për shkencën dhe kërkimin shkencor! Konferenca e Rektorëve kundër: Cënon autonominë dhe lirinë akademike
Në oponencën prej 24 faqesh të konferencës së rektorëve mbi këtë projektligj,nënvizohet mes të tjerash se ai bie ndesh me Kushtetën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cënon lirinë akademike. Por në të kundërt sipas autoriteteve zyrtare projektligji e hap kërkimin shkencor përtej botës akademike universitare dhe i jep rëndësinë e duhur atij,
14 Tetor, 07:39 -
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Shkel autonominë universitare, të ndalet me urgjencë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka dalë kundër pr.ligjit të ri të qeverisë për kërkimin shkencor. Kështu, Partia e Lirisë i bashkohet Partisë Demokratike për të kundërshtar këtë projektligj që sipas tyre e kthen kërkimin shkencor në monopol të qeverisë.
13 Tetor, 13:53 -
Qeveria ligj të ri për kërkimin shkencor/ PD: Qeveria po e centralizon! Manastirliu: Nuk preket autonomia e Universiteteve në shkencë
Nisi sot shqyrtimi në Komisionin e Edukimit shqyrtimi i një ligji të ri për shkencën, i cili ka nxitur edhe akuzat e opozitës. Deputetja Zhupa foli për klientelizëm dhe centralizim, ndërsa ministrja Manastirliu mohoi se cënohet autonomia universitare, duke garantuar se qëllimi është rritja e financimit.
9 Tetor, 16:56 -
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
Do të ndryshojnë kompetencat për drejtuesit e fakulteteve, pedagogët, senatet e universiteteve publike dhe private, të cilat do të jenë nën monitorimin e institucioneve politikëbërëse të vendit. Nuk dihet akoma mendimi i institucioneve të tanishme të arsimit të lartë për këtë nismë të re të qeverisë.
7 Tetor, 08:36 -
Zbulohet drafti, kërkimin shkencor do ta drejtojë qeveria! Këshilli kombëtar për shkencën, drejtohet nga kryeministri
Qeveria shqiptare ka propozuar një projekt-ligj që synon riorganizimin e sistemit dhe kërkimit shkencor në vend, përmes ngritjes së një strukture të re që do të funksionojë nën drejtimin e kryeministrit. Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor së bashku me ministrinë përgjegjëse për shkencën do të hartojnë politikat e reja dhe fushat prioritare të kërkimit shkencor për të gjitha institucionet.
5 Tetor, 16:50