TIRANE- Agron Kuliçaj prite që të jetë këshilltari i grupit parlamentarë demokrat. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komanduar i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili ditën e djeshme ka depozituar në sekretariatin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën në të cilën thuhej se Agron Kuliçaj propozohet si këshilltarë i demokratëve në Kuvend. Kjo kërkesë u bë publike nga Edi Paloka i cili nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në “facebook” shkruan se: “Të dashur miq, sot (dje) depozitova në Kuvend një kërkesë nëpërmjet së cilës kërkohet që Agron Kuliçaj të jetë këshilltar i grupit parlamentar demokrat. Agron Kulicaj ish-nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të jetë zyrtarisht këshilltar i ligjvënësve demokrat”.
Edhe pse në opozitë, Partia Demokratike duket e vendosur për të punësuar Agron Kuliçajn në një post të lartë në strukturat e shtetit shqiptarë. Kjo kërkesë e Partisë Demokratike për të punësuar Kuliçajn erdhi pas dy muajsh bisedime intesive ndërmjet kreut të Partisë, Lulzim Basha dhe kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, pasi Kuliçaj kishte kërkuar që të ishte sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni. Bisedimet ndërmjet PD-së dhe KLSH-së erdhën për shkak se në krye të këtij institucioni është një ish deputet i Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë ishte një mundësi e mirë për të punësuar ish badigardin e Sali Berishës. Por kjo gjë rezultoi e pa suksesshme pasi Bujar Leskaj nuk pranoi që të ndryshonte sekretarin e përgjithshëm të KLSH-së duke e lënë Kuliçajn pa punë. Por ditën e djeshme u pa një mundësi e re për të punësuar ish-mbrojtësin e Berishës duke e emëruar atë si këshilltarë të grupit Parlamentër të Partisë Demokratike.
Emri i Agron Kuliçajt ësthë goxhai i njohur, sidomos për kapërcimin që ai bëri nga badigard i Sali Berishës në një nga pesë nëndrejtorët e përgjithshëm të Policsë së Shtetit, një emërim ky që nuk kaloi pa debatin e ashpër me opozitën. Përgjatë viteve 2005 deri në shtatorin e vitit 2013, Kuliçaj vijonte që të mbante postin e nëndrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit ku krahas kësaj, ka qenë edhe në krye të sektorit të krimeve të rënda në strukturat e policisë. Veç kësaj, ky emër është shumëpërfolur edhe për disa vepra penale që kanë ndodhur në vend përgjatë këtyre viteve ku më e rënda ka qenë ajo e Dritan Priftit i cili ka theksuar se Kuliçaj është i vetmi person që ka dijeni për fatin e biznesmenit Eduart Belegu. Kësijoj, vedosja e ish badigardit të Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të kaloi pa akuzat e mazhorancës e cila e ka përmendur disa herë këtë emër si të korruptuar.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ish- truproja e Berishës në kërkim të punës